12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Virusi që vetëdijëson

Më të lexuarat

Botën e ka kapluar frika nga virusi Covid-19, ku parandalimi e mbrojtja prej tij është mision imediat për të gjithë, dhe se çdo gjë përveç kësaj tashmë ka filluar të humbë çdo vlerë.
Para këtij virusi shumë gjëra kanë qenë interesante, pa shumë prej tyre nuk e kemi paramenduar jetën, kemi lakmuar në gjëra të shumta dhe përnjëherë një virus i cili nuk shihet me syrin e ballit i zhbëri të gjitha këto.
Kështu e ka kjo botë. Vrapojmë pas gjërave të caktuara, harxhojmë pasuri e kohë, dhe në fund një natë e varrit zhvlerëson të gjitha këto iluzione e trillime dhe i kthehesh befas realitetit.
Pasuria më e madhe mbetet një përgjigje e vetme në pyetjet:
Kush është Zoti yt?
Cila ka qenë feja jote?
Kush është i Dërguari yt?
Përgjigjja në këto pyetje bëhet brenga kryesore, me ç’rast ajo (përgjigjja) do të përcaktojë fatin e udhëtimit të mëtutjeshëm.
Andaj, në këtë kohë të heshtjes dhe qëndrimit në shtëpi, mundësi ideale për të rivlerësuar dhe rirenditur synimet dhe kërkesat tona.
Ky virus kalon – me lejen e Allahut – mirëpo ne si do t’ia bëjmë pasi të ketë shkuar?
Allahu na udhezoftë e na përmiresoftë gjendjen!

Hoxhë Enis Rama

 

Pandemia që ka kapluar globin tonë ka detyruar njerëzimin të ndërmarrë masa të ndryshme për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi.
Udhëzimet janë të shumta që vijnë nga OBSh-ja dhe institucionet tjera përkatëse.
Ato tashmë janë shpërndarë dhe besoj që të gjithë kemi pasur rastin t’i lexojmë dhe dëgjojmë.
Në anë tjetër, ka disa udhëzime tjera tejet të rëndësishme e që ndoshta nuk rradhiten në kuadër të udhëzimeve të lartpërmendura.
Në perpjekjet tona për t’u kujdesur për higjienën e trupit, të kujdesemi edhe për higjienën e zemrës duke e pastruar me nektarin e besimit të pastër nga zilia, urrejtja, pangopësia, mendjemadhësia etj.
Ta pastrojme gjuhen me përmendjen e Allahut nga gënjeshtra, përgojimi, shpifja, të folurit pa dije etj.
Ta pastrojmë mendjen tonë nga mendimet e këqija, besimet e kota, idetë e dëmshme dhe devijante etj.
Të pastrojmë raportet mes vete nga njollat e interesit të ngushtë egoist, inateve, garimeve të pandershme etj.
Mbi të gjitha të pastrojmë raportet tona me Krijuesin tonë nga çdo njollë e cila na ka larguar prej Tij dhe e ka vështirësuar komunikimin me Të.
Të jemi të bindur se çdo caktim ka urtësi dhe se Ai nuk i bënē keq robëve të Tij.
Le të mbetet duaja (lutja) një prej mjeteve që i përdorim për mbrojtje nga ky virus.
Bëmirësia dhe solidariteti janë shumë me rëndësi nē këso situata, e veçanërisht te Zoti i Madhëruar, i Cili na mëshiron atëherë kur kemi mëshirë ndaj njëri-tjetrit, na ndihmon kur ta ndihmojmë njëri tjetrin.
Allahu na ndihmoftë në këtë sprovë dhe na e largoftë këtë pandemi sa më shpejtë dhe me sa më pak pasoja.

Hoxhë Enis Rama

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit