4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vilajeti i Kosovës, me Shkupin si kryeqendër

Më të lexuarat

Vilajeti i Kosovës u formua në vitin 1877 dhe përfshinte një sipërfaqe të gjerë gjeografike prej 32.900 km katrorë. Brenda kufirit administrativ të Vilajetit të Kosovës bënin pjesë gjashtë sanxhaqe. Ato ishin: sanxhaku i Prishtinës, i Shkupit, i Prizrenit, i Jeni Pazarit, i Pejës dhe i Tashllixhes (Plevljes) .

Sipas shënimeve zyrtare të Perandorisë Osmane të shpallura në gazetën zyrtare të qeverisë së atëhershme Osmane ‘La Turquie’ (maj 1878), thuhet se Vilajeti i Kosovës i kishte 1.199.154 banorë , ndërsa sipas statistikave turke të viteve 1896 dhe 1900, Vilajeti i Kosovës kishte një popullsi të përgjithshme prej 996.738 banorësh . Sipas regjistrimeve osmane të viteve 1896-1900, Sanxhaku i Shkupit kishte 324.982 banorë .

Sipas regjistrimeve osmane të vitit 1900, vetëm kryeqendra e Vilajetit të Kosovës – Shkupi, i kishte 4.682 shtëpi me më shumë se tridhjetë mijë banorë, pjesën më të madhe të të cilëve e përbënin shqiptarët myslimanë .

(Shkupi24)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit