10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Viktor Orban: Krishterimi është shpresa e fundit e Evropës, Islami së shpejti do të trokasë në derë

Më të lexuarat

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të dielën se “Krishtërimi është shpresa e fundit e Evropës” dhe se politikanët në Bruksel, Berlin dhe Paris, të cilët mbështesin migracionin, “kanë hapur rrugën për rënien e kulturës së krishterë dhe përparimin e Islamit”.

Në një fjalim vjetor mbi gjendjen e kombit, Orban deklaroi se qeveria e tij do të kundërshtonte përpjekjet e Kombeve të Bashkuara ose Bashkimit Europian për ta bërë migracionin të pranueshëm për botën, raporton Anadoly duke cituar AP.

Ai foli gjithashtu për Europën Perëndimore, të cilën sipas tij do ta “marrin në dorë muslimanët”, duke theksuar se “gjermanët e lindur po ikin nga qytetet e mëdha tw tyre, pasi emigrantët gjithmonë zënë së pari pikërisht qytetet e mëdha”.

Kryeministri hungarez, i cili do të luftojë për mandatin e tretë në prill, tha se “Islami së shpejti do të trokasë në derën e Evropës Qendrore nga Perëndimi dhe Jugu”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit