Vidhen 25.3 kilogramë ari në dhomën e dëshmive në Pejë

0
44

Prishtinë, 2 qershor – Ahmet Hasi është shkarkuar të premten nga pozita e komandantit të Policisë rajonale në Pejë dhe katër zyrtarë policorë janë vënë në arrest, nën dyshimin për vjedhje të mbi 25 kilogramëve ari, që ndodhej prej gati pesë vjetësh në dhomën e dëshmive në Stacionin policor të kësaj komune. Arrestime të reja do të pasojnë të shtunën. 

Burime të gazetës kanë thënë se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, pasi ka shqiptuar të tillë masë ndaj Hasit, në vend të tij ka vënë Shaban Shalën. Në mesin e katër të arrestuarve, sipas këtyre burimeve, janë dy eprorët e lartë – shefi i hetimeve rajonale, Bajram Koliqi, dhe zëvendësi i tij, Muhamet Lama. Këta dhe dy zyrtarë të tjerë të arrestuar janë suspenduar me pagesë. 

Masat janë marrë ditën kur, duke u thirrur në burime të saj, “Koha Ditore” ka raportuar se në dhomën e dëshmive ku mbahet kjo sasi ari tani ka mungesë për disa kilogramë ari, krahasuar me sasinë e evidencuar në momentin e konfiskimit. /kohaislame/