12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Video: Ylli i ri i Levantes, perlë e Enis Bardhit

Më të lexuarat

Enis Bardhi vazhdon të mahnisë Levanten.

 

Talenti shqiptar nga Maqedonia realizoi një gol të shkëlqyer në miqësoren që skuadra nga Valencia zhvilloi me Vijarealin.

Një perlë nga goditje dënimi, që janë specialiteti i tij.

Portieri i dorëzuar, ndërsa Levante kaloi në avantazh 1-0.

Në pjesën e dytë të lojës, Vijareali përmbysi shifrat, duke fituar 3-1, por në përgatitjet për sezonin e ri Enis Bardhi është kthyer në yllin e ri të ekipit.

Mesfushori 22-vjeçar i mahniti të gjithë me golin dhe me lojën, duke u konfirmuar si një blerje e goditur nga Levante, që pagoi 1,5 milionë euro për kartonin e lojtarit te hungarezët e Ujpeshtit.

Një lojtar shtatshkurtër, por me klas dhe potencë, duke u shfaqur gjithmonë luftarak në fushë, Bardhi ishte mes protagonistëve absolutë të kualifikimit historik të përfaqësueses së 21-vjeçarëve në Kampionatin Europian.

Talenti shqiptar i lindur në Shkup dha sinjale se do të ishte një lojtar i rëndësishëm për Levanten, pasi shënoi prej ndeshjes së parë miqësore, të luajtur më 20 korrikun e kaluar, ku skuadra e sapo ngjitur në La Ligan spanjolle fitoi 5-0 përballë La Nusia, por edhe në fitoren 2-1 përballë Kadizit./SuperSport

https://www.youtube.com/watch?v=10iix_jEWs8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit