8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

(VIDEO) Tafil Dauti nga Brodeci: Vetëm një Zot e din se si e kemi mbajtur atë burg!

Më të lexuarat

Hera e fundit që kishin dalë për shëtitje kështu si sot, djali ishte vetëm 15 vjeç. Pas 10 viteve ndarje nga i biri i cili tanimë është bërë burrë, Tafil Dauti falemenderon vetëm Zotin dhe familjarët që familjen e gjeti shëndosh e mirë dhe në rrugë të drejtë. Ka shumë për të thënë, por emocionet dhe lotët sikur nuk i lejojnë që të shpreh gjithë atë mllef nga një padrejtësi që për 10 vite e ndau nga më të dashurit e tij. Ky është njëri nga 13 të burgosurit në fshatin Brodec 10 vite më parë. Bashkë me vëllaun dhe dy djemt e vëllezërve të tij i janë kthyer jetës me shpresë që një ditë do të zbardhet e vërteta dhe drejtësia do të vijë në vend.

“Ndjehem i gëzuar që erdha te familja, nga njëra anë, nga ana tjetër, një burg i pafajshëm për mua është edhe lot edhe gëzim. Pas 10 viteve tani duam që rasti jonë të ketë rigjykim. Ju apeloj organeve shtetërore të marin masa nga gjykata e parë deri në gjykatën e lartë, kërkojmë drejtësinë, të del në shesh puna jonë për të cilën akuzohemi pa faj. Vetëm një Zot e din se si e kemi mbajtur atë burg”, deklaroi Tafil Dauti.

Ditën e parë pas vuajtjes së dënimit me 10 vite burg, Tafil Dauti e ka shfrytëzuar për tu çmallur me familjarët, ndërsa sot në ditën e dytë ai bashkë me të birin kanë dalë për të kthyer kohën mbrapa, në kohën kur të enjten bënin pazarin bashkë. Tafil Dauti dëshiron që t’i kthehet jetës normale, të gjejë një punë dhe të kompensojë kohën e humbur në burg.

“Si di si tju them më keq s’ka, familjarët kanë të keqin e vetë, unë për vete e dij. Shumë kanë ardhur na kanë ndihmuar, shumë dashamir kishim pasur, na kanë ndihmuar Allahu i shpërbleft me të mira. Disa gjëra kanë ndodhur, me sëmundje me problem, se di çfarë të them më shumë. GFëzohem kështu, fëmijët I kam lënë 14-15 vjeçar i kam gjetur 25 vjeç, tjetrin 20 vjeç e kam lënë e gjeta 30 vjeçar. Për mua është një krenari, por unë s’kam qenë ti shoh duke u ritur, edhe ata e dijnë si kanë jetuar”, tha Tafil Dauti.

Televizioni Shenja vizitoi sot edhe fshatin Brodec ku dje u kthyen vetëm 9 nga 13 te arrestuarit. Dy prej bashkëfshatarëve të tyre nuk patën fatin e njëjtë dhe jeta e tyre u shua në qelitë e burgut, ndërsa dy të tjerë mbeten edhe më tej për vuajtur pjesën e ngelur të dënimit. Të burgosurit e tjerë që kishin përfunduar vuajtjen e dënimit nuk ishin në gjendje për të folur para kamerave. Disa nuk ndodheshin për momentin në fshat pasi këtë ditë e kishun rezervuar për tu cmallur me familjarët.

U larugam nga fshati Brodec me shpresat dhe lutjet e banorëve që drejtësia një ditë do të vijë edhe në këtë fshat. Ndërsa Tafil Dautin e lam në qytet ku u ulën për tu freskuar në këto ditë të nxehta pas një dimri 10 vjecar që përjetuan, me shpresë që gjithmonë do ti shohim kështu bashkë.

Arben Zeqiri 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit