16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

VIDEO/ Skandal në Tetovë: Shqiptari rrihet dhe kërcënohet për vdekje nga maqedonasit në sy të policëve

Më të lexuarat

Një skandal ka ndodhur sot në komunën e Bervenicës së Tetovës, kur disa maqedonas kanë sulmuar shqiptarin në sy të policëve dhe madje edhe e kanë kërcënuar me vdekje, njofton TetovaSot.

Sipas lexuesit i cili edhe ka dërguar videon në redaksinë e portalit TetovaSot, sot në mesditë ka ndodhur një ndeshje në Bërvenicë, ku sipas tij është goditur dhe kërcënuar e fyer, shqiptari nga fshati Çellopek, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur.

Lexuesi, po ashtu thotë se maqedonasit që kanë sulmuar dhe fyer shqiptarin janë pronarë të një garazhi për centrimin e gomave të automjeteve, që sipas tij frekuentohet nga shumë shqiptarë të Pollogut.

Pronarin i automjetit nga fshati Çellopek, policia e ka nxjerrë të pafajshëm dhe kjo ka irrituar tejmase maqedonasit të cilët kanë sulmuar edhe para policëve.

https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1676690889031035/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit