Video që shokoi Europën: Kapet më në fund autori

0

PAMJE SHQETESUESE:

Autoritetet kanë arrestuar më në fund një person, i cili u kthye në ndoshta personin më të urryer në Europë pas publikimit të një videoje.

Ai shkelmoi një grua të pafajshme, e cila  sipas disave ishte me shami,në metronë e Berlinit.

I dyshuari është një bullgar 27-vjeçar, i quajtur Svetoslav Stoykov.

Sulmi ndodhi në tetor në Berlin të Gjermanisë dhe video u përhap me shpejtësi.

Pas publikimit të videos, bullgari u arratis në Francë, ku kishte disa të afërm.

Por babai i tre fëmijëve vendosi të kthehej në Berlin dhe hipi në një autobus me të shoqen.

Për fat, shoferi i autobusit ishte bullgar dhe e njohu teksa ai po ankohej sepse një pasagjer po fliste me zë të lartë në telefon.

Shoferi thuri planin se si do e arrestonin kur autobusi të mbërrinte në Berlin.

Ai rrezikon deri në dhjetë vjet burg për plagosje me dashje.

Nuk ka komente