6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

VIDEO/ Konfirmohet nga kamerat: Deputetët e VMRO u hapën huliganëve, dyert e parlamentit

Më të lexuarat

Ashtu siç edhe ishte informuar menjëherë pas zhvillimeve më 27 prill në Kuvend se portat kryesore të Kuvendit janë hapur nga deputetë të VMRO-DPMNE-së, ashtu dëshmojnë edhe incizimet e siguruara nga kamerat e sigurisë.

Në video materiale vërehet qartë se derisa protestuesit e dhunshëm godasin portat e Kuvendit të cilat ishin të bllokuara nga trarët mbajtës, është deputeti Kërste Mukoski i cili vrapon dhe bashkë me një deputet tjetër të VMRO-DPMNE-së që dyshohet të jetë Sashe Vasilevski, heqin trarët dhe turma e dhunshme futet në Kuvend.

Vasilevski më pastaj shihet duke u përqafuar me protestuesit, ndërsa në mesin e tij është edhe Johan Tarçullovski. Pamjet hedhin dyshimet se deputetët kanë hapur dyert pasi policia të ketë siguruar portat. Në aksionin e hapjes së dyerve dyshohet të kenë marrë pjesë edhe agjentë të Agjencisë së Inteligjencës, agjentë të DSK-së, shërbyes ushtarak, nëpunës të sigurimit në Kuvend dhe të tjerë. Detajet e incizimeve dhe zhvillimeve në Kuvend dhe përgjigjen e pyetjes së kush i hapi dyert e Kuvendit do të mund t’i mësoni sonte ekskluzivisht në emisionin 360 gradë në Alsat M.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit