16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

VIDEO/ ‘Bunkerë, armë dhe ushqime!’ Miliarderët paranojakë amerikanë përgatiten për apokalipsin

Më të lexuarat

Këtë vit, njerëzimi u transferua 30 sekonda më pranë fatkeqësisë globale falë kërcënimeve bërthamore, kërcënimeve kibernetike dhe ndryshimeve klimatike, pasi Bordi i Shkencëtarëve atomikë lëvizi Orën e Fundit të Botës ‘Doomsday Clock’ më afër mesnatës.

Miliarderët paranojake të teknologjisë të Shteteve të Bashkuara kanë nisur përgatitjet për apokalipsin me blerjen e pronave në ishuj, grumbullimin e armëve, monedhave ari, pasaportave rezervë, helikopterëve dhe ushqimeve rezervë.

Ata madje kanë investuar në bunkerë nëntokësore luksozë, shkruan “Syri.net”

Steve Huffman, bashkë-themeluesi i internetit dhe rrjeteve sociale Reddit, është një nga miliarderët që është duke u përgatitur për ditën kur civilizimi do të shpërbëhet. Huffman tha për “The New Yorker” se kohët e fundit iu nënshtrua një kirurgjie në sy për të përmirësuar shanset e tij për t’i mbijetuar një fatkeqësi natyrore ose njerëzore.

“Nëse botës i vjen fundi, ose fillon ndonjë konflikt apo gjendemi në situata emergjente, unë do ta kem shumë të vështirë të marr syzet dhe të vrapoj më to…..Pa to, unë mare fund… Unë zotëroj shumë motoçikleta….kam një sasi të madhe armësh, municioni dhe ushqimi. Me të gjitha këto unë mund të mbijetoj në shtëpinë time shumë kohë”, tha ia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit