8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

(VIDEO) “BDI dhe VMRO inskenojnë armiqësi, por edhe incidente”

Më të lexuarat

BDI dhe VMRO-DPMNE kanë qenë për shumë vite në koalicion qeveritar dhe vështirë se tani mund të dalin kundër njëra-tjetrës. Kështu thonë analistet për Televizionin SHENJA. Bashkim Bakiu, thotë se një strukturë e caktuar e BDI-së, akoma është e afërt me VMRO-në, edhe pse vullneti i gjithë shqiptareve dhe vetë votuesve të tyre është i kundërt.

“Kjo e vërteton edhe më tepër se kjo parti ka qenë në qeverisje, apo në bashkëqeverisje për shumë vjet. Kuptohet, ai relacion dyshohet se ende vazhdon dhe kjo mund të shfrytëzohet edhe për ngërçin që ekziston për momentin. Padyshim se ka bashkëpunim ose raporte të mira midis figurave ose elitave të caktuara në kuadër të dy partive politike. Më e keqja për shqiptarët është kur elita e caktuar e interpreton mirëqenien e vetë si mirëqenie të të gjithë shqiptarëve”, tha analisti Bashkim Bakiu.

Edhe gazetari Isen Saliu, nuk beson se ka ndonjë ndarje dhe armiqësi mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Ai thotë se zakonisht, skenarët që përfshijnë gjoja armiqësi por edhe incidente të inskenuara, gjithnjë kanë qenë prezente gjatë fushatave parazgjedhore, andaj dyshon se këto parti, mund të përgatiten për zgjedhje të mundshme.

“Është me rëndësi se edhe qytetarët edhe shqiptarët nuk janë duke besuar se ekziston ndonjë kundërshtim mes VMRO-së dhe BDI-së. Duket qartë se është një skenar i tejdukshëm për armiqësim para qytetarëve. Armiqësime të këtilla mes këtyre dy partive, përplasje të këtilla kanë ndodhur edhe më herët. Njerëzit ju kanë besuar. Mirëpo, kanë kaluar zgjedhjet dhe prapë ka vazhduar bashkëpunimi i tyre pa asnjë problem”, tha gazetari Isen Saliu.

Ndryshe, edhe kamera e Televizionit SHENJA kapi momente nga pauzat e seancës plenare, që flisnin për afërsinë e deputeteve të BDI-së me kryesuesin e seancës që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Bile, në disa raste, Veljanovski “përkëdhelte” me disa shuplaka deputetin e BDI-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit