10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vettingu “djeg” dhe një tjetër gjyqtare: Nuk justifikon dot një apartament në Tiranë, Gjirin e Lalzit dhe disa milionë lekë

Më të lexuarat

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, duket do të jetë “viktima” e radhës e sitës së Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi shqyrtoi deklaratat e pasurisë së saj, thotë se nga hetimi administrativ nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë.

Gjithashtu, për KPK deklarimet e të ardhurave për vitin 2003 dhe 2004 janë të pasakta dhe mungojnë 4 milionë lekë.

Sipas hetimit administrativ te KPK, gjyqtarja e Kushtetueses ka një apartament 109 metra katrore të blere në vitin 2005, 60 mije euro.

Gjithashtu ka nje truall ne Gjirin e Lalzit, qe e ka blere 400 mije leke dhe mbi te një shtëpi që e ka blerë 5 mln leke.

Ndërkohë që kursimet e bashkëjetuesit rezultojnë 61 mije dollarë dhe 15 mijë euro.

Sipas KPJ, apartamenti 101 m katrore në Tiranë ka mospërputhje për burimin e parave.

Përveç kësaj, ka mungese të ardhurash sipas analizës për blerjen e apartamentit.

Sa i perket apartamentit te Gjiri i Lalzit 2+1, plus verande, ka gjithashtu probleme.

Ndërsa sa i përket truallit te Gjiri i Lalzit rezulton se ka marre 100 metra katrore me shume se çfarë i takon.

Edhe pasuritë e bashkëjetuesit nuk justifikohen, ndërsa ka edhe disa shkelje nga ana profesionale, për disa vendime gjyqësore.

Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese që i nënshtrohet sitës së vettingut këtë të hënë.

Trupa gjykuese për Xhoxhajn kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit