Veton Surroin populli e refuzoi

0
44

Deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, sipas të cilit publicisti Veton Surroi i është zvarritur kryeministrit për ta bërë President, kryeministri Hashim Thaçi nuk ka dashur t’i komentojë.

Megjithatë nuk e ka lënë pa e thumbuar themeluesin e gazetës “Koha Ditore”, Veton Surroi.
Në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”, Thaçi ka thënë se nuk mund të flasë për këtë, por sipas tij, distanca nga hijet e Qerretit ia kanë turbullua pamjen e vërtetë për punët që po bëhen në Kosovë.
“T’ju them të drejtën nuk i kam lexuar (shkrimet e Surroit për Dellin v.j). Nga hijet e pishave në Qerret mund të flasë kush si të dojë. Më vjen shumë mire që rrugën nga Prishtina në Qerret e kemi shkurtuar shumë me autostradën e re, e nga nëntori do të jetë edhe më e shkurtër. Kam përshtypjen që fakti që ai e kalon kohën me të madhe larg Kosovës ia ka turbulluar paksa pamjen e vërtetë dhe punët e mëdha që po bëhen. Lehtë është për të folur prej distance për Kosovën e shumë vështirë për të punuar dhe për të shërbyer për shtetin dhe popullin në përgjithësi. Unë besoj se vetë populli ia ka treguar vendin e vet në skenën politike dhe të shoqërisë kosovare secilit”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi ka thënë se Surroi dhe ish partia e tij, Ora, nuk fituan votën dhe besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e parlamentit në vitin 2007.
“Vetonin e refuzoi populli-sovrani e jo unë”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/kohaislame