13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vetitë kurative të Eukaliptit

Më të lexuarat

Eukalipti rritet pothuajse në të gjithë kontinentet, por në Evropë ka ardhur nga vendlindja e tij, Australia.

Është pemë e rëndësishme dhe ka një përdorim të gjerë. Zakonisht rritet nga 30-100 m lartësi me një thellësi rrënjësh prej 35 metrash. Me gjethe të gjata, ai lëshon lule sferike me kurorë të bardhë.

Eukalipti është dru shumëvjeçar dhe shumë i fortë, ndaj përdoret gjerësisht në ndërtim, për mobilje, prodhimin e letrës etj. Lulëzon në muajin mars. Gjethet e eukaliptit përdoren gjerësisht në industrinë mjekësore dhe të aromave, sepse cilësitë e tyre shëruese janë mjaft të njohura.

Rekomandohet që gjethet e tij, të mblidhen sidomos në muajin maj, sepse atëherë bartin në vetvete vetitë me të mira kurative, në këtë mënyrë efekti i tyre është maksimal.

Për uljen e temperaturës

Merren 10-20 gr gjethe dhe zihen në një gotë ujë. Kjo përftesë pihet nga një gotë në mëngjes dhe pasdite dhe shërben gjithashtu në kurimin e bronkiteve, rrufës, gripit, pezmatimit të fshikëzës së urinës dhe temperaturave të përsëritura.

Aroma e Eukaliptit ka ndikim pozitiv edhe në shërimin e sëmundjeve si astma dhe kolla kronike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit