10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vetitë e papara që kanë farat e ftoit

Më të lexuarat

Ftoi është një prej frutave më të përdorur të stinës së vjeshtës, por ka edhe një sërë vetish.

Krahas vetive që ka fruti, janë farat e ftoit ato që kanë dobi të papara.

Ato kanë veti laksative dhe mund të përdoren fare mirë nga personat që vuajnë prej kapsllëkut. Gjithashtu ato shërbejnë edhe për të luftuar inflamacione të ndryshme të barkut.

Gjithë çfarë duhet të bëni është që farat e ftoit t’i vendosni në një enë me ujë dhe t’i lini për disa orë. Ato do të fryhen dhe do të lëshojnë një lëndë ngjitëse, e cila nëse pihet ndihmon kundër kapsllëkut.

Po ashtu kjo masë mund të vendoset edhe në lëkurë, në vendet ku mund të jeni djegur.

Një tjetër veti e këtij lëngu është se ndihmon në problemet e frymëmarrjes si dhe ndihmon për të shëruar kollën. Këshillohet që kjo masë të përdoret si shurup natyral kundër kollës tek fëmijët./noa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit