10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vetëzhvillim – Arra e kokosit

Më të lexuarat

Gjuetarët e majmunëve përdorin një hile të zgjuar për të zënë prenë e tyre. Ata marrin një arrë kokosi, i shponjë një vrimë dhe pasi e pastrojnë mirë nga brenda, i hapin një vrimë sa për të future majmuni dorën. Brenda arrës së kokosit ata futin një frut të pëlqyeshëm nga majmunët dhe vetë arrën e kokosit e lidhin për trungut të një peme.

Majmunët e marrin arrën e kokosit dhe futin dorën për të marrë frutin e preferueshëm brenda saj. Ata e kapin frutin dhe duke e shtrënguar fort, orvaten ta nxjerrin, por pa dobi. Kur shohin gjahtarët të afrohen, ata i shtojnë përpjekjet për ta marrë frutin, por nuk ia dalin dot. Kështu, bien ne dorën e gjahtarëve. Gjithçka që kërkohet prej majmunit të gjorë është ta lëshojë frutin dhe të nxjerrë dorën, duke fituar lirinë. Por lakmia është e verbër. Ata janë atashuar fuqishëm me frutin e tyre të preferuar, duke rënë pre e kësaj lakmie dhe këtij kurthi.
“Majmunë budallenj” do mendonte dikush, por ngadalë, ka dhe njerëz që janë kyçur brenda “arrës së kokosit”. Cila është arra jote e kokosit? Cili është fruti yt i preferuar që të ka gozhduar, e që në çastin që e lë, fiton lirinë tënde?
Mund të jetë paraja, mund të jetë një mendim apo një sistem besimesh rreth lumturisë së dëshiruar, që të kanë burgosur brenda “arrës së kokosit”, e që në çastin që i ndryshon, fillon e shijon lumturinë e vërtetë. Mund të jetë dhe ndjenja e inatit dhe hakmarrjes që të ka pushtuar. Nëse fal dhe e harron atë person, ti fiton lirinë tënde nga “arra e kokosit” që të ka burgosur. Mund të kesh dhe një ide dhe fiksim të caktuar rreth partnerit ideal, i cili i ka të gjitha të mirat. Në çastin që e lë të ikë këtë ide, ti fiton lirinë tënde për ta jetuar jetën larg idealizmave.

 

Pak rëndësi ka objekti i atashimit dhe i fiksimit tënde, ajo që ka rëndësi është që të fitosh lirinë prej tij. Nuk ka përse të sakrifikosh lumturinë, paqen dhe qetësinë shpirtërore për hir të një “arre kokosi” me pamje njeriu.

Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit