8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Vetëvritet i dashuri i aktores shqiptare

Më të lexuarat

Aktorja nga Maqedonia, Adea Shabani, e cila u zhduk në mënyrë misterioze nga apartamenti i saj në Hollywood muajin e kaluar, besohet se është e vdekur dhe burri i cili ishte në lidhje me të bëri vetëvrasje të enjten pas përndjekjes nga policia.

Adea Shabani, nga Maqedonia, shkoi në SHBA më pak se dy vite më parë për të ndjekur karrierën e saj në aktrim.

Studentja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila studion për aktore, mund të jetë vrarë. Kështu shkruajnë mediat për 25-vjeçaren Adea Shabani, e cila është e zhdukur që prej datës 23 Shkurt.

Shqiptarja nga Maqedonia u vu re për herë të fundit në një lokal pranë shtëpisë së saj dhe që prej atëherë është zhdukur. Sipas mediave, dyshohet se Adea mund të jetë vrarë nga i dashuri i saj. Ky i fundit, vrau veten mbrëmjen e së enjtes gjatë ndjekjes nga policia në Los Angelos.Sipas “People.com”, personi që pretendohet se ka qenë i dashuri i Adea Shabanit, po ndiqej nga policia me makinë, përpara se të vetëvritej me armë. Viktima është identifikuar si Christopher Spotz, 33 vjeç, aktor.Ai po drejtonte një makinë “Toyota”, kur po ndiqej nga policia, që dyshohet se ishte përdorur në një vrasje. Autoritetet i frikësohen fakti se shqiptarja nga Maqedonia mund të jetë vrarë dhe trupi i saj mund të mos gjendet kurrë. Policia amerikane nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit