12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

”VETËVENDOSJE” PRET SEANCË TË JASHTËZAKONSHME PËR VERIUN

Më të lexuarat

Grupi parlamentar i Lëvizjes ”Vetëvendosje” po pret përgjigjen e grupeve tjera parlamentare për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar rreth situatës në veri. Deputeti Liburn Aliu tha se të gjitha subjekte politike do të duhej t’i brengoste situata në veri. Ai thotë se seanca do të duhej të thirret shumë shpejt. …

Ndërkaq, deputeti tjetër i ”Vetëvendosjes”, Glauk Konjfuca jep disa rekomandime se si duhet të veprohet me veriun, duke nisur nga shuarja e strukturave paralele dhe kriminale e deri te një strategji sociale dhe ekonomike për integrimin edhe të asaj pjese.

Sipas Konjufcës Kosova ka potencial të vendos rendin dhe ligjin edhe në veri.

Zyrtarë të ”Vetëvendosjes” thonë se tensionet në veri janë presion i drejtpërdrejt i Serbisë për ta shtyrë Kosovën që të nisë dialog edhe për veriun.

Prandaj ata e theksojnë të domosdoshme një seancë në Kuvendin e Kosovës, ku do të diskutoheshin këto çështje./rtk/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit