7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Vetëvendosje” gati për protestë

Më të lexuarat

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje duket se janë në përfundim të përgatitjeve për 17 Shkurtin, ditën kur do të protestojnë në sheshet e Prishtinës.
“Poshtë Zajednica”, “Duam shtet me sovranitet” dhe “Republika është Res publica”, janë parullat që kanë përgatitur aktivistët e LVV-së, e të cilat do t’i përdorin në ditën e Pavarësisë, kur edhe do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë, për siç kanë thënë ata, dorëheqjen e kësaj qeverie.

Anëtarë të LVV-së, sot kanë lëshuar disa fotografi në rrjetin social facebook, në të cilat shihen aktivistët duke u bërë gati për protestë.

Protesta e tre partive opozitare, që kërkesë ka shkarkimin e Qeverisë Mustafa-Thaçi, do të mbahet ditën e mërkurë, 17 Shkurt, prej orës 14:00.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit