8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vetëm një vend nga 186 mbështet SHBA-në në Kombet e Bashkuara kundër një marrëveshjeje për refugjatët

Më të lexuarat

Vetëm Hungaria mbështeti Shtetet e Bashkuara në një votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër një marrëveshje jo-detyruese që ofron mbështetje më të madhe për vendet ku jetojnë më shumë se 25 milionë refugjatë në botë.

Ndërkohë, 181 vende votuan në favor të rezolutës vjetore mbi punën e agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Libia, Republika Dominikane dhe Eritrea abstenuan.

Paketa globale mbi refugjatët gjithashtu forcon përgjegjësinë e përbashkët për të ndihmuar ata që janë të detyruar të largohen nga vendet e tyre për shkak të konfliktit apo persekutimit.

Rezoluta përgjithësisht është miratuar me konsensus për më shumë se 60 vjet.

Shefi i OKB-së i refugjatëve Filippo Grandi e quajti kompakt “historik” në një cicërimë, duke shtuar: “Është përpjekja më e madhe për të ndarë gjerësisht përgjegjësitë e refugjatëve që kam përjetuar në 34 vjet punë me refugjatë”.

Marrëveshja është e ndarë nga një tjetër marrëveshje jo-detyruese për të siguruar migrim të sigurt, të rregullt dhe human, i cili u miratua më 10 dhjetor nga gati 85 përqind e 193 shteteve anëtare të OKB-së, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga SHBA.

Pakti Global për Refugjatët u miratua në një kohë kur një rekord prej 68.5 milionë njerëzish u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre. Kjo përfshin 25.4 milion që kanë kaluar kufijtë për t’u bërë refugjatë dhe 43.1 milion të cilët janë të zhvendosur brenda vendeve të tyre.

Sipas agjensisë së OKB-së për refugjatët, nëntë nga 10 refugjatë jetojnë në vendet në zhvillim, ku shërbimet bazë si shëndeti apo arsimi janë tashmë të tensionuara.

Shtetet e Bashkuara e kanë gjetur veten gjithnjë e më të izoluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh lidhur me shqetësimet e saj lidhur me promovimin e abortit dhe planet për të trajtuar krizën globale të refugjatëve.

Ishte vendi i vetëm që kundërshtoi projekt-rezolutën e OKB-së për refugjatët muajin e kaluar kur u negociua dhe u ra dakord për herë të parë nga komiteti i të drejtave të njeriut i Asamblesë së Përgjithshme. Ajo tha se elementet e tekstit ishin në kundërshtim me interesat e saj sovrane, duke përmendur qasjen globale ndaj refugjatëve dhe emigrantëve./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit