12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Vesveset & Ngurtësimi i zemrës

Më të lexuarat

Kjo sprovë ka përfshirë shumicën e njerëzve, të cilët kanë rënë pre e saj, gjë e cila po i shkatërron adhurimet e tyre. Dijetari i shquar Sa’di dukë iu përgjigjur një pyetjeje rreth kuros së vesveseve tha: “E vetmja kuro është t’i lutesh Allahut të shpëtojë prej saj, të kërkosh mbrojtjen e  Allahut prej shejtanit të mallkuar, të përpiqesh t’i shmangësh ato, t’i injorosh dhe të mos preokupohesh për to. Nëse dyshimet zgjasin për një kohë të gjatë, atëherë gjendja përkeqësohet dhe ato përforcohen, e nëse i shmang dhe i injoron atëherë do të zhduken pak nga pak, dhe Allahu e di më mirë.”

Në suren Nas Allahu na ka urdhëruar të kërkojmë mbrojtje prej tyre: “Thuaj: Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”[1]

Ngurtësimi i zemrës

Ngurtësimi i zemrës konsiderohet arsye e përhapjes së sëmundjeve të tjera, aty shfaqen arsyet e tyre, prej të cilave shpëton vetëm Ai që dëshiron Allahu të shpëtojë dhe ka marrë në konsideratë shkaqet.
Rrezikshmëria e kësaj sëmundjeje na bëhet e qartë përmes ajeteve të mëposhtme:

“Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta.[2]

“Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.”[3]

“Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të qartë!”[4]

“Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.”[5]

Zemra e ngurtë konsiderohet zemra që qëndron më larg Allahut të Madhëruar.


[1] Sureja Nas

[2] Surja Bekare, ajeti 74

[3] Surja Enam, ajeti 43

[4] Surja Zumer, ajeti 22

[5] Surja Hadid, ajeti 16

(Përktheu dhe përshtati, Blerim Rexha)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit