9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Veshja 3D për dembelët dhe ushtarakët

Më të lexuarat

Shkencëtarët nga Shën Petersburgu kanë krijuar një pëlhurë të re me veti tre-dimensionale (3D). Veshja e bërë me këtë lloj pëhure mundëson fshehjen e të metave të trupit dhe nxjerr në pah meritat, bukuritë e tij. Roli kyç në krijimin e pëlhurës së re i takon bashkëpunëtorit të Universitetit Shtetëror Elektroteknik të Shën Petersburgut Nikollai Safjannikov.
Deri tani, megjithë përpjekjet e ndërmarra, askush nuk ka arritur të përftojë dot efektin e imazhit volumetrik në pëlhurat që përdoren për qepjen e veshjeve. Nikollai Safjannikov ka eksperimentuar shumë e shumë deri sa arriti të kuptojë se problemi mund të zgjidhet me një mënyrë të veçantë – me ndërthurjen “diagonale” të fijeve, penjve që formojnë pëlhurën. Plus kësaj, në sipërfaqen e pëlhurës formohen vija në reliev të gjerësive dhe drejtimeve të ndryshme, të cilat ndërpriten periodikisht në një mënyrë të veçantë. Të gjitha këto, si dhe veçoritë e syrit të njeriut, çojnë në faktin, se vizualisht një vizatim i tillë perceptohet si vëllim. Vizatimi, motivi i pëlhurës pra, krijohet nga një program i veçantë, që është projektuar nga Nikollai Safjannikov, kurse vetë pëlhura endet në makineri të zakonshme tezgjahu. Për përftimin e pëlhurës me efekt tre-dimensional ai ka punuar që nga viti 2008. Patenta që iu dha për atë u bë e 33-ta në koleksionin e patentave të shpikjeve të Nikollai Safjannikov.
Pëlhura 3D hap perspektiva të reja mjaft interesante për industrinë e lehtë dhe industrinë e modës. “Pa përfytyroni për një moment se sa bukur mund të duken dhe çfarë efekti do të kenë t-shirts, bluzat, këmishat apo kollaret me vizatime, motive volumetrike! Në këtë rast, varësisht nga këndi në të cilën ne e shikojmë objektin ose figurën, ai mund të bëhet volumetrik (tre-dimensional), përsëri dy-dimensional ose një pjesë e motivit (vizatimit) të copës do të ndryshojë. Gjatë lëvizjeve të njeriut këto lloj pëlhurash do të reflektojnë një efekt të pazakontë, jashtëzakonisht tërheqës për syrin. Madje dhe pa dizajn pëlhura 3D duhet të paraqesë interes të madh për modelierët për vetë faktin, se veshjet e modës të qepura me të mund të ndryshojnë volumin e saj viziv”, – thotë Safjannikov.

Në këtë mënyrë, pa ndihmën e kirurgjisë plastike, vetëm duke veshur një xhaketë të qepur me pëlhurë 3D, bëhet e mundur rritja e gjoksit. Pa e munduar fort veten me orë të tëra në palestër, duke veshur një fustan të thjeshtë, femra mund të hollojë fort belin.

Një nga fabrikat e rajonit Ivanovo ka prodhuar tashmë mostrat e pëlhurës së re. Tani po përgatitet prodhimi në masë i saj. Supozohet se partinë e parë të veshjeve të qepura prej pëlhure 3D do ta përbëjnë uniformat e kamuflazhit për ushtarakët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit