7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Verdikti që mbylli një kapitull të larë me gjak. Fundi pa lavdi i Kasapit të Srebrenicës

Më të lexuarat

“Verdikti është një paralajmërim për autorët e këtyre krimeve që nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë, s’ka rëndësi sa të pushtetshëm, apo sa kohë kalon. Do të dënohen!”

Gjenerali serbo-boshnjak Ratko Mladiç u dënua këtë të mërkurë me burgim të përjetshëm në shkallën e parë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (TPIY) e Hagës, me shpalljen fajtor për genocid, një verdikt që mbyll një kapitull të konflikteve që përfshinë Ballkanin.

Ai u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës, kur në korrik të 1995 u vranë rreth 8000 burra dhe fëmijë muslimanë me qëllimin për pastrim etnik. Në total u dënua për 10 akuza të genocidit, krime lufte dhe krime kundër humanizmit. Komisioneri i lartë për të drejtat njerëzore në Kombet e Bashkuara, Zeid Ra’ad al Hussein e festoi këtë si një fitore transhendente për drejtësinë dhe e konsideroi Mladic si një përmbyllje të së keqes.

“Verdikti i sotëm është një paralajmërim për autorët e këtyre krimeve që nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë, s’ka rëndësi sa të fuqishëm apo sa kohë kalon. Do të dënohen,” – u shpreh funksionari në një komunikatë. Pas dy dekadash të një lufte që la më shumë se 100.000 të vdekur dhe 2.2 milionë të shpërngulur nga 1992-1995, ish shefi i ushtrisë serboboshnjake, 74 vjeç, vazhdon akoma të ngjallë opinione kundërshtuese në Bosnjë. I quajtur kasapi i Srebrenicës, u akuzua si truri i vrasjeve të mijëra personave për genocid, krime lufte dhe kundër humanizmit, e megjithatë vazhdon të jetë një idhull për shumë në republikën Srpska, popullata serbe në Bosnjë.

Bashkë me alter egon e tij politike, Radovan Karaxhiç ishin arkitektët e politikës së pastrimit etnik të një pjese të Bosnjës për të krijuar një shtet serb etnikisht të pastër. TPIY, e krijuar në vitin 1993 në Hagë për të gjykuar kriminelët e luftës gjatë konflikteve në Ballkan, feston sot një nga gjykimet më të rëndësishme të historisë, pak para se të mbyllë përfundimisht dyert e saj më 31 dhjetor. Edhe pse u lejua në gjygj, gjenerali tashmë i moshuar dhe i sëmurë, shkaktoi debate në gjykatë duke i akuzuar gjykatësit për shpifje dhe u tërhoq menjëherë nga salla.

Kryetari i gjykatës, Alphons Orie refuzoi kërkesën e mbrojtjes për të ndërprerë procedurën për shkak të presionit të gjakut të Mladiç. Atëherë i akuzuari për genocid thirri: “Ata po gënjejnë, ju po gënjeni. Nuk ndihem mirë!”

Atëherë kryetari urdhëroi dy roje të sigurisë që ta përjashtonin përkohësisht nga salla. I akuzuari ka pësuar tri infarkte cerebrale dhe mund të vdesë në çdo moment, – shpreh avokati Dragan Ivetic. Akuza kërkoi burg të përjetshëm, mbrojtja lirimin e tij. Ish shefi ushtarak kurrë nuk e pranoi fajësinë e tij edhe pse u ankua për të gjithë të rënët në të gjitha komunitetet etnike të ish Jugosllavisë. Munira Subasiç kryetare e bashkimit të grave muslimane të Srebrenicës dhe të Zepës kujton se Mladiç konsiderohej si një hero i asaj epoke.

TPIY e paditi Mladiç në 25 korrik të 1995, pak ditë më vonë nga masakra e 8373 burrave dhe fëmijëve. Pas një arratisje të gjatë policia e kapi në vitin 2011 në shtëpinë e një të afërmi dhe u transferua në Hagë. Gjygji i tij zgjati më shumë se 5 vjet. Pas shumë vitesh të mbarimit të luftës verdikti i kësaj jave e ndan popullatën e Bosnjës mes etjes për drejtësi dhe shpërthimeve nacionaliste. Një bashkim do të jetë i vështirë sepse e vështirë të eliminohet urrejtja e lindur në vitet 1990, – u shpreh kryetari i parlamentit serboboshnjak Momcilo Krajisnik. Mbrojtja doli me justifikimin se ky është një gjygj politik. “Historia do të gjykojë në distancë,” – u shpreh avokati i tij, Miodrag Stevanovic. / Burimi: elcomercio.pe – Në shqip nga Bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit