15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Veprimi i Charlie Hebdo nuk përputhet me gazetarinë

Më të lexuarat

Disa media kryesore amerikane u kritikuan ashpër, sepse vendosën të mos botonin karikaturat e Charlie Hebdo. Pas atentatit në Paris shumë media publikuan vetë karikaturat e Charlie Hebdo, ndërsa të tjera zgjodhën të kundërtën. Dhe përsëri çështja, nëse mediat i botuan karikaturat apo jo, u bë pjesë e një diskutimi të gjallë. Islamofobët kritikuan disa media kryesore amerikane si New York Times, Wall Street Journal, apo agjencinë e lajmeve Associated Press, që nuk kanë publikuar menjëherë pas sulmit karikatura të profetit Muhamed, për të qenë të kujdesshëm me muslimanët, të cilët ato i konsiderojnë fyese dhe të papranueshme. Edhe CNN dhe Fox News nuk e bënë një gjë të tillë. Detyra e organizatave të mediave dhe gazetarëve është që të vlerësojnë informacionet, që i konsiderojnë relevante për vete dhe për përdoruesit e tyre. Vlera e lajmit është një nga kriteret, që përmenden shpesh në këto raste. Interesi publik është një tjetër aspekt i rëndësishëm, edhe pse më pak i përmendur. A është e domosdoshme përsëritja e njërës, apo e disa karikaturave, për të paraqitur sulmin ndaj redaksisë së Charlie Hebdo dhe sfondin e tij? E thënë me fjalë të tjera, a kanë karikaturat, që muslimanëve u duken ofenduese, vetë vlerë lajmi? Pyetja tjetër është, a është në dobi të interesit publik të publikohen vizatime, të cilat për një pjesë të shoqërisë janë të papranueshme dhe blasfemike. Natyrisht liria e shtypit u jep gazetarëve të drejtën, për të botuar informacione, edhe kur një pjesë e shoqërisë i konsideron ato ofenduese. Por kjo nuk do të thotë se gazetarët duhet të publikojnë pa nevojë informacione apo fotografi delikate, vetëm se e kanë në dorë ta bëjnë këtë. Ata duhet ta vlerësojnë, nëse mund të transmetojnë informacionet e nevojshme, pa plagosur pa nevojë ndjenjat e njerëzve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit