8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Veprimet e mulla Sulës e shqetësojnë edhe Dijanetin e Turqisë dhe Saudinë

Më të lexuarat

Lajmi se mulla Sula ka shanse të emërojë Zekeria Idrizin për mufti në Mufitinë e Shkupit, bëhet e ditur se ka ngjallë reagime të mëdha edhe në Dijanetin e Turqisë por edhe në Arabi Saudite. Nga burime të mirëinformuara, thuhet se tashmë Dijaneti i Turqisë, ia ka përcjellë shqetësimet e veta kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, se nuk është mirë të shkaktojë përçarje në mesin e muslimanëve. Ndërsa nga Arabia Sauditë, përmes këshilltarit të Oborrit Mbretëror për çështje fetare, kanë qenë edhe më të rreptë duke thënë se janë tejet të shqetësuar nga zërat që vijnë nga Shkupi se në muftininë më të rëndësishme në Maqedoni, do të vendoset dikush që është në lidhje të ngushta me qarqe të dyshimta perëndimore që mbërrijnë deri në Vatikan.
Nga BFI deri tani nuk janë prononcuar aspak mbi këto zëra. Tani për tani as Sulejman Rexhepi e as ndonjëri nga përkrahësit e tij nuk ka folur në publik për këtë çështje. Mirëpo, thuhet se nervozizmi i Sulejman Rexhepit është shtuar jashtë mase ngase nuk e ka pritur se Zekeria Idrizi do të shkaktojë reagime kaq të mëdha si brenda vendit ashtu edhe jashtë./ThënieIslame.cf/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit