10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vepra e artistit sirian: Kështu do të dukeshin liderët botërorë, si të varfër! (Video)

Më të lexuarat

Artisti sirian Abdalla Al Omari, përmes artit të tij ka ‘goditur’ liderët botërorë duke i paraqitur ata pa pushtet dhe duke i shndërruar në njerëz të varfër.

Përmes pikturave të tij, artisti sirian ka vendosur që t’i portretizojë në këtë gjendje liderët botërorë më me ndikim si presidentin Trump, atë rus Putin, ish-presidentin Obama, Bashar Al Asad e të tjerë, shkruan AktivPress.

Omar ka theksuar se ka ardhur koha që mediat dhe njerëzit, madje edhe liderët të bëjnë më shumë për popullin sirian dhe të merren me historitë individuale të secilit refugjat dhe banorë sirian për padrejtësitë që po u shkaktohen.

Ai ka shtuar se këtë e ka bërë si një formë “hakmarrjeje të ëmbël”, por përmes artit ndaj të gjithë liderëve botërorë.

“Dëshiroja t’i paraqisja ata në mënyrën se si është të jesh në vendin tonë”, ka shtuar artisti i shpërngulur nga Siria.

Në videon e mëposhtme mund të shihni mesazhin që artisti nga Siria ka arritur të përçojë përmes artit të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=UfO9koOQpUE

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit