14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vendimi: Kosova pa xhami edhe për Fitër Bajram

Më të lexuarat

Bashkësia Islame e Kosovës morri vendimin që faljet kolektive në xhami të mos aplikohen as për Fitër Bajram. Në një dalje për shtyp me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Myftiu Tërnava tha se pas një diskutimi dhe një konsultimi edhe me ministrin Arben Vitia rezultoi se përhapja e virusit në veçanti në 4-5 ditët e fundit e ka rënduar situatën, prandaj edhe nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme që këto ditë të kemi mundësi të hapim xhamitë tona, shtëpitë e Zotit ku ne do të kishim kryer ibadetet dhe adhurimet tona karshi krijuesit absolut të kësaj gjithësie”.

“Dëshiroj që të më kuptoni edhe mua si myfti, dhe Kryesinë e BIK-ut siç e keni kuptuar deri tash, të bashkëpunoni me të dhe të respektoni të gjitha direktivat që vijnë nga Kryesia e BIK-ut në raport me ecuritë e mëtutjeshme, një mendim tejet pozitiv në luftën kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse e cila e ka kapluar globin. Vazhdoni me ibadetet dhe adhurimet tuaja, në veçanti në këto ditë që kanë mbetur nga ky muaj i shenjtë”, theksoi Tërnava.

 “Kemi qenë të detyruar ta marrim këtë hap me qëllimin e vetëm që ta ruajmë shëndetin e të gjithë neve që jetojmë në këtë nënqiell ku i madhi Zot. Tash kur jemi në përfundim të muajit të shenjtë të bekuar të Ramazanit dëshiroj t’iu informoj se BIK ka qenë në vazhdimësi në kontakt në koordinimin e punëve edhe me Ministrinë e Shëndetësisë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit