9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Vendimi i Sherijatit për festimin e natës së Israsë dhe Miraxhit

Më të lexuarat

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s’ka kush e përudhë. Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Ska dyshim se Israja dhe Miraxhi janë prej mrekullive të mëdha të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe aludojnë në vërtetësinë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe pozitën e lartë që ka pasur te All-llahu [subhanehu ve teala]. Këto dy ndodhi gjithashtu tregojnë Fuqinë e All-llahut të dukshme, Lartësimin e Tij mbi të gjitha krijesat. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الْأَقْصَى الَّذِي بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا إِنَّه هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

“Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), pamësi (i punëve të Muhammedit)”. (El-Isra: 1).

Na kanë ardhur argumente në formë të pa kontestuar (tevatur) se ai është ngritur në qiejë dhe se i janë hapur dyertë saqë ka arritur në qiellin e shtatë. Ka folur me Zotin e tij çka ka dashur. Në këtë rast i është bërë farz falja e pesë kohëve të namazit, pasiqë All-llahu në fillim ia kishte obliguar 50 kohë të namazit. Mirëpo Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vazhdimisht insistoi në lehtësim derisa zbriti në pesë kohë të namazit, mirëpo me vlerë të 50 namazeve, sepse një e mirë shpërblehet sa dhjetë. Atij i takojnë falënderimetpër të gjitha dhuntitë e Tija.

Sipas argumenteve të vërteta që i kemi nuk caktohet se në cilën ditë e as ma pak se në cilin muaj ka nodhur kjo ndodhi e bekuar. Të gjitha argumentet që flasin mbi përcaktimin e muajit dhe ditës së kësaj ndodhie nuk janë të vërteta sipas dijetarëve të hadithit. All-llahu ka urtësi të mëdha në fshejhen e kohës kur ka ndodhur kjo ndodhi. Mirëpo edhe po të dihej se në cilën datë ka nodhur kjo ndodhi nuk do ti lejohej muslimanëve që ta veçojnë me ibadete të veçanta ose ta festojnë sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokët e tijë, [radijall-llahu anhum], nuk e kanë festuar dhe nuk e kanë veçuar me ndonjë ibadet të veçantë. Për këtë, po të ishte festimi gjë e lejuar, do t’ia sqaronte Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ummetit, ose me fjalë ose me vepra, e kurse po të ndodhte diç e tillë do të përhapej dhe do të dihej, kurse shokët e tij do të na e transmetonin, sepse ata na kanë transmetuar çdo gjë për të cilën ka pasur nevojë ummeti dhe asgjë nga feja nuk e kanë lënë pas dore, por ata kanë qenë të parët që kanë nxituar të zbatojnë çdo të mirë. Andaj, po të ishte festimi i kësaj nate gje e ligjshme ata qysh herët do ta bënin.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë njeriu që më së shumti ka këshilluar njerëzit, e ka kumtuar këtë fe në mënyrën më të plotë dhe e ka dërguar në vend emanetin, andaj po të ishte madhërimi i kësaj nate dhe festimi i sajë prej fesë së All-llahut [subhanehu ve teala] nuk do ta fshehte. Mirëpo pasiqë ska ndodhur asgjë prej kësaj që përmendëm atëherë, na u bë e qartë se festimi i kësaj nate dhe madhërimi i saj nuk janë nga Islami.

All-llahu e ka plotësuar këtë fe dhe këtë dhunti, i ka mohuar atyreve që përcaktojnë në fe gjëra për të cilat nuk ka dhënë leje All-llahu, andaj në suren Maide thotë:

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3).

أَمْ لَهُمْ شُرَكَاءُ شَرَعُوا لَهُمْ مِنَ الدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَنْ بِهِ اللَّهُ وَلَوْلَا كَلِمَةُ الْفَصْلِ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ وَإِنَّ الظَّالِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

“A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po, sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënimi të dhembshëm”. (Esh-Shura: 21).

Kurse shumë hadithe të vërteta të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na e tërhjekin vërejtjen nga bidatet dhe na sqaron se janë delalet, për ti treguar ummetin rezikun që e kanë dhe për ti larguar nga to.

Transmeton Aisheja [radijall-llahu anha] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد

“Kush shpikë në çështjen tonë gjë e cila nuk është e sajë, ajo është e refuzuar”. (Buhariu).

Kurse në transmetimin e Muslimit qëndron:

وفي رواية لمسلم : من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد

“Kush vepron ndonjë vepër, e cila nuk bazohet në çështjen tonë, është e refuzuar”.

Transmëton Muslimi nga Xhabiri [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hutbet e tija, ditëve të xhuma, thoshte:

أما بعد فإن خير الحديث كتاب الله وخير الهدي هدي محمد صلى الله عليه وسلم وشر الأمور محدثاتها وكل بدعة ضلالة وكل ضلالة في النار

“Fjala më e mirë është Libri i All-llahut, kurse udhëzimi ma i mirë, është udhëzimi i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, kurse çdo bidat është delalet, kurse çdo delalet të shpien në zjar”.

Tranmsetojnë pronarët e suneneve se Irbad ibn Sarije [radijall-llahu anhu] ka thënë:

وعظنا رسول الله صلى الله عليه وسلم موعظة بليغة وجلت منها القلوب وذرفت منها العيون فقلنا يا رسول الله كأنها موعظة مودع فأوصنا فقال “أوصيكم بتقوى الله والسمع والطاعة وإن تأمر عليكم عبد فإنه من يعش منكم فسيرى اختلافا كثيرا فعليكم بسنتي أو سنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي تمسكوا بها وعضوا عليها بالنواجذ وإياكم ومحدثات الأمور فإن كل محدثة بدعة وكل بدعة ضلالة

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na këshilloj me një këshillë shumë të fuqishme, na rrodhën lotët dhe na u dridhën zemrat. I thamë: o I dërguar i All-llahut, sikurse të jetë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit. Tha: ju porosis të jeni të devotshëm dhe të dëgjoni e rrespektoni, edhe nëse emir i juaj është ndonjë rob. Sepse ai që do të jetojë do të sheh shumë dallime, andaj kapuni për sunnetin tim dhe sunnetin e halifeve të drejt e udhëzues që do të vijnë pas meje. Kapuni për to me dhëmballë. Keni dro risive, sepse çdo risi është bidat e çdo bidat është delalet”. (hadithi është sahih).

Ka edhe shumë hadithe tjera që flasin në këtë drejtim. Kemi shumë transmetime nga sahabet dhe selefi që flasin kundër bidateve dhe ua tërhjekin vërejtjen muslimanëve nga to, sepse bidati domethënë shtesë në fe, përcaktim të fesë për të cilën nuk ka dhënë leje All-llahu, përgjasim me armiqtë e All-llahut, qofshin të krishterë ose çifutë, të cilët kanë shtuar në fenë e tyre dhe kanë shpikur gjëra për të cilat nuk ka dhënë leje All-llahu. Pastaj shtesa në fe domethënë se feja paska qenë e mangur dhe akuzim për mosplotësim të këtij dini. Kurse kjo është një çorodi e qartë dhe një e keqe e fëlliqur, sepse All-llahu ka thënë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj…” dhe është në kundërshtim të hapur me hadithet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Shpresojmë se këto argumente janë të mjaftueshme dhe bindëse për ate që e kërkon të vërtetën për të mohuar këtë bidat, bidatin e festimit të Israsë dhe Miraxhit dhe për tu treguar tjerëve se kjo nuk është prej ISLAMIT.

Pasiqë All-llahu ua ka bërë obligim muslimanëve të këshillojnë njëri tjetrin, tu sqarojnë gjërat që i ka përcaktuar All-llahu dhe ua ka ndaluar fshehjen e diturisë, e pashë të arsyeshme tua tërhjeki vërejtjen muslimanëve nga ky bidat, i cili është përhapur anë e mbanë botës, saqë disa njerëz e konsiderojnë pjesë të fesë. All-llahun e lusim të përmirësojë gjendjen e muslimanëve, tua mëson fenë, tu mundësojë të kapen për të Vërtetën dhe të përqendrojnë në te dhe ti lënë gjërat që janë në kundërshtim me Te. All-llahu është Përgjegjës për këtë dhe është Ai që ka mundësi ta bëjë këtë gjë. Paqa, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi robin dhe pejgamberin e Tij, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij. Amin.

Shejh Ibn Bazi [rahimehull-llah]

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit