6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vendim anti-Trump: Liga Arabe do të kërkojë njohjen e shtetit palestinez

Më të lexuarat

Liga Arabe do të kërkojë njohjen ndërkombëtare të Palestinës si shtet me Jerusalemin lindor si kryeqytet, që do të jetë përgjigje e një vendimi unilateral amerikan mbi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Jordanisë.
Një nga qëllimet është që të anulohet vendimi i Shteteve të Bashkuara dhe që ajo të mos ketë pasoja ligjore, tha shefi i diplomacisë së Jordanisë, Ayman Safadi, në një konferencë të përbashkët për gazetarë me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe Ahmed Aboul Gheit.
“Kërkojmë njohjen ndërkombëtare të shtetit palestinez me Jerusalemin lindor si kryeqytet brenda kufijve të vitit 1967,” shtoi Safadi.

Në Aman, të shtunën është mbajtur një takim ministror i vendeve anëtare të Ligës Arabe që kishte për temë situatën në Lindjen e Mesme.

Jordani, i cili njihet si kujdestar i vendeve të shenjta muslimane në Jerusalem, e vlerësoi shkelje të së drejtës ndërkombëtare vendimin e Donald Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit, në dhjetor të vitit të kaluar.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicën e votave një rezolutë, me të cilën kërkoi tërheqjen e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të pranuar Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Përfaqësues të 128 vendeve anëtare të OKB-së votuan pro rezolutës, nëntë ishin kundër, kurse 35 vende abstenuan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit