16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

VENDET PERËNDIMORE MUNDOHEN TË “PËRQAFOJNË” ISLAMIN DHE MYSLIMANËT

Më të lexuarat

Përmasat që kanë arritur ofendimet kundër ndjenjave fetare ndërkohë që vazhdojnë reagimet ndaj filmit antiislam i kanë shtyrë vendet të marrin masa të ndryshme.

Shndërrimi në dhunë i protestave që nisën bashkë me shfaqjen e filmit antiislam dhe fyes me titullin “Fitne” (Sprova) i vunë në lëvizje vendet ku jetojnë me miliona myslimanë.

Rusia me anë të një ligji të ri ka vendosur dënime të rënda për sulmet që bëhen kundër islamit. Gjermania po e paralajmëron popullin e vet për të treguar më shumë tolerancë ndaj komunitetit mysliman.

Pas mesazheve që kanë ardhur dhe masave të marra nga Rusia dhe Gjermania për përqafimin e islamit dhe myslimanëve një hap i ngjashëm në këtë drejtim ka ardhur edhe nga Franca.

Përmasat që kanë arritur protestat ndaj filmit antiislam e kanë vënë në lëvizje edhe Francën.

Mesazhet që u dhanë në ceremoninë e organizuar në qytetin Strasburg për inaugurimin e xhamisë më të madhe të Francës ishin në cilësinë edhe përqafuese, edhe paralajmëruese.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Manujel Vals (Manuel Valls) në fjalën që mbajti në hapjen e xhamisë së re, ndërtimin e të cilës e penguan politikanët konservatorë dhe racistë, i dha mesazhet duke pasur parasysh këtë realitet.

“Në Francë ka vend për islamin, pasi edhe islami i Francës është njëkohësisht vetë Franca” u shpreh Vals. “Republika po ju zgjat dorën. Tani e ka radhën islami që të ecë drejt Republikës”, shtoi ai.

Ministri Vals i kërcënoi me deportim të huajt që jetojnë në Francë në rast se ata nuk do të respektojnë ligjet dhe vlerat e këtij vendi.

Punimet për ndërtimin e xhamisë së madhe të Strasburgut kanë nisur 20 vite më parë dhe për realizimin e këtij projekti janë harxhuar 10 milionë e 500 mijë euro.

Pjesën më të madhe të financimin e kanë përballuar vendet si Maroku, Arabia Saudite dhe Kuvajti.

Një ndihmë për ndërtimin e xhamisë kanë dhënë edhe qeverisjet vendore duke hyrë kështu në historinë e Francës si xhamia e parë e ndërtuar me fonde publike.

Xhamia ka një hapësirë shfrytëzimi prej 1 mijë e 300 metrash katrorë dhe brenda mund të falen njëkohësisht 1 mijë e 500 vetë.kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit