7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vendet nordike kanë nivele të larta të përdhunimit, megjithëse janë pioner të barazisë gjinore!

Më të lexuarat

Vendet nordike ndonëse janë pionere të barazisë gjinore, ato kanë nivele të larta dhe shqetësuese të dhunës ndaj femrës dhe përdhunimit, thuhet sipas një raporti që ngrit shqetësimin për rritjen e viktimave të dhunës.

Legjislacioni i gabuar, mitet mbizotëruese të dëmshme dhe stereotipet gjinore kanë shkaktuar pandëshkueshmëri endemike për përdhunuesit në të gjithë rajonin, zbuloi Amnesty International.

Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia – katër vende të cilat janë ndër vendet me nivel më të lartë në botë për barazinë gjinore – në të gjitha u gjetën se kishin nivele të larta të përdhunimeve dhe ato që kanë shpëtuar nga dhuna seksuale janë duke u lënë pa përkrahje nga sistemet e tyre të drejtësisë.

Në Finlandë, rreth 50,000 gra çdo vit përjetojnë dhunë seksuale por vetëm 209 dënime janë dhënë për përdhunim në vitin 2017. Në të njëjtin vit, 24,000 gra ishin viktima të përdhunimit ose të orvatjes së përdhunimit në Danimarkë, por vetëm 94 njerëz u dënuan.

Megjithë ndryshimet në ligj në Suedi, një në 10 njerëz besojnë se dhuna me bazë gjinore ndaj grave është provokuar nga vetë viktima, konstaton raporti i publikuar.

Kumi Naidoo, sekretari i përgjithshëm i Amnesty International, tha: “Është një paradoks që vendet nordike, të cilat janë të fuqishme për të ruajtur barazinë gjinore, pësojnë nivele të larta përdhunimi.”

Stigma sociale dhe mungesa e besimit në sistemin e drejtësisë shpesh nënkupton që gratë dhe vajzat dështojnë të raportojnë sulme që u ndodhin, shpesh dështojnë nga sistemet e drejtësisë të këqija, paragjykuese ose nga ligjet e vjetruara, tha ai.

“Një e mbijetuar na tha që ajo kurrë nuk do të kishte raportuar përdhunimin e saj nëse ajo do të kishte ditur se si do të trajtohe, dhe historia e saj është tipike në sistemet e drejtësisë të cilat janë bërë mullar kundër të mbijetuarve nga përdhunimi,” shtoi ajo./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit