10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vëllezërit e Jusufit dhe numri i yjeve

Më të lexuarat

Kohët e fundit është përhapur një mrekulli e pretenduar rreth numrit të yjeve në sistemin diellor dhe se Kurani ka sinjalizuar për këtë në gjuhën e të Dërguarit Jusuf, paqja e Zotit qoftë mbi të: “Kur Jusufi i tha babait të vet: “O babai im! Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje, Diellin dhe Hënën! I pashë të më përuleshin në sexhde.” (Jusuf, 4) Cila është e vërteta e kësaj çështjeje?

Vëllezër të nderuar! Disa njerëz nxitojnë në përmendjen e fjalës “mrekulli” për çdo dukuri që shohin apo mendojnë. Besimtari është mendjemprehtë e mendjehollë. Ai duhet të konfirmojë vërtetësinë e lajmit para se ta përhapë apo ta besojë atë. Në ajet nuk është e domosdoshme që të sinjalizohet për numrin e yjeve në sistemin diellor. Jusufi, paqja e Zotit qoftë mbi të, i ka parë njëmbëdhjetë yje, kurse Allahu i Lartësuar nuk na ka lajmëruar se në sistemin diellor ekzistojnë vetëm njëmbëdhjetë yje, por këto yje janë aludim për vëllezërit e tij.

Një prej shkencëtarëve perëndimorë që është thelluar në studimin e kozmosit dhe galaktikës, pasi ka bërë një studim statistikor për numrin e galaktikave dhe yjeve në kozmos si dhe mundësinë e ekzistimit të yjeve tjera jashtë sistemit diellor thotë: “Numri i yjeve në kozmos që i ngjajnë Tokës është më i madh sesa numri i yjeve në galaktikën tonë, madje ato janë mijëra miliona e ndoshta më tepër!

Kësisoj, nuk është e mundur ta përkufizojmë numrin e yjeve në vetëm njëmbëdhjetë. Numri i yjeve që sillen rreth Diellit janë dhjetë përfshirë edhe Tokën. Nëse e përjashtojmë Tokën ato mbeten nëntë e ndoshta shkencëtarët mund të zbulojnë edhe yje të tjera në sistemin tonë diellor ngase deri më tani nuk kemi mundur të dalim jashtë kufijve të sistemit diellor.
Kështu që informatat tona janë të pakta, madje edhe nëse shkencëtarët zbulojnë se numri i yjeve në sistemin diellor është njëmbëdhjetë, kjo nuk na thërret të themi se Kurani ka caktuar këtë numër qysh para katërmbëdhjetë shekujsh, e ndoshta shkencëtarët mund të zbulojnë edhe yje të tjera. Në këtë kontekst mund të japim këto porosi:

1- Ajeti kuranor “Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje ” nuk flet rreth numrit të yjeve në sistemin diellor por flet rreth numrit të vëllezërve të Jusufit.

2- Numri i yjeve që sillen rreth Diellit është i panjohur. Deri më tani i kemi njohur dhjetë kurse shkencëtarët akoma vazhdojnë t’i zbulojnë ato. Ekzistojnë miliona yje që përhapen në tërë kozmosin dhe ato nuk kufizohen në njëmbëdhjetë.

3- Patjetër duhet të vërtetojmë çdo informatë para se ta përhapim përmes internetit, duke iu përgjigjur fjalës së Allahut të Lartësuar “e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm”.(Enbija, 7). Pë këtë arsye nuk duam që mrekullia shkencore të shndërrohet në një derë hyrëse për dyshuesit dhe mohuesit për të kritikuar këtë fe të pastër.

Përgatiti: Almedin Ejupi
4.10.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit