Vëllai merr hak për motrën, qëllon mbi dhëndrin e vrarë!

0
54

Në rast gjykimi, ai mund të dënohet me deri në tri vite burg dhe me gjobë.

Tragjedia familjare që ka ndodhur të hënën e kaluar në Perlen të Lucernit, me ç`rast janë plagosur dy gra dhe është vrarë një burrë ka edhe një protagonist. Fjala është për të vëllanë më të ri të 27 vjeçares së vrarë.

I riu 22 vjeçar nuk pranon të flasë për mediet, por avokati i tij, Rudolfg, thotë kështu: “Klienti im ka pranuar se ka shtënë me armë mbi dhëndrin. Ai, pasi ka parë motrën dhe nënën në gjendje të vështirë ka vepruar në afekt duke shtënë kundër dhëndrit. Por ai kishte qëlluar atë në një kohë që dhëndri tashmë ishte i vdekur. Për këtë arsye ai është liruar nga burgu për hetime qysh të premten. I riu 22 vjeçar kishte shtënë nga revolja e të vrarit”.

Pasi që kishte plagosur bashkëshorten dhe nënën e saj, shqiptari 33 vjeçar nga Kosova kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Por, siç e ka konfirmuar edhe policia, dy vëllezërit e gruas së plagosur i ishin vënë pas atij, shkruan blick.ch.

Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur i vrarë 33 vjeçari ndërsa pranë tij kanë qenë edhe vëllezërit e bashkëshortes së tij. Kjo rrethanë kishte shërbyer si shkak se vëllezërit mund të ishin të implikuar në vrasjen.

Në policinë e Lucernit thonë se vëllai nuk mund të paditet për vrasje. Por kundër tij mund të ngrihet padi për prishjen e kufomës. Në rast gjykimi, ai mund të dënohet me deri në tri vite burg dhe me gjobë./koha/kohaislame