11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Veliaj në sulm ndaj Nishanit: Jeton me vilë në park e eskortë në pedonale

Më të lexuarat

Menjëherë pas takimit të mbajtur nga presidenti Nishani me një përfaqësi të shoqërisë civile mbi ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial, një reagim ka ardhur nga Veliaj.

Në një postim të tijin në Twitter, Veliaj i përgjigjet Nishanit pas mbështetjes që ky i fundit i premtoi shoqërisë civile në kauzën e tyre, duke i thënë se ai në këtë rast po merr kompetencat e kryetarit të Bashkisë.

“Bota ka parë kryetar Bashkie, të dojë të behet president, por president të bëhet kryetar bashkie veç Tirana po sheh!”.

Më pas Veliaj ka vijuar edhe me dy statuse të tjera. “Sa turp që do t’u prishe parkun fëmijëve! Z. Nishani i vetmi shtetas që jeton me vilë në park e eskorte në pedonale!”.

“Lodrat do bëhen! Nese Nishani ka vilë në park dhe fëmijët do kenë këndin, 200,000 fëmijët e TR vlejnë me sh se urdhrat e PD i dashur president”, e mbyll reagimin ai./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit