17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Vdesin 14 sportistë të Kanadasë nga një aksident

Më të lexuarat

Të paktën 14 persona humbën jetën pasi një kamion u përplas me autobusin ku ndodheshin lojtarë të një ekipi hokeji, sipas policisë kanadeze, shkruan DPA.
Policia nuk dha detaje për numrin e viktimave, që u raportua nga gazeta ”Globe and Mail”.

“Mund të konfirmojmë vetëm se ka viktima nga pasagjerët e autobusit si edhe një numër të plagosurish.Nuk mund të konfirmojmë numrin e këtyre viktimave”, tha policia kanadeze. Aksidenti ndodhi në provincën qendrore Saskatchewan, pranë qytetit Tisdale.

Mosha e lojtarëve të ekipit të hokejit ”Broncos” ishte 18-21 vjeç. Me anë të një deklarate ekipi tha se bëhej fjalë për një ”tragjedi të pabesueshme”. “Ekipi ynë është i tronditur me këtë humbje të pabesueshme”, deklaroi presidenti i ekipit, Kevin Garinger.

Edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau shprehu ngushëllimet e tij. “Nuk mund ta imagjinoj sesi do ta presin këta prindër dhe mendimet e mia shkojnë te të gjitha ata të prekur nga kjo tragjedi i tmerrshme”, tha Trudeau.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit