8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vdes matematikani i njohur në botë, Sir Michael Atiyah

Më të lexuarat

Një nga matematikanët më të shquar në botë, Prof. Sir Michael Atiyah, ka vdekur në moshën 89 vjeçare.

Sir Michael, i cili ka punuar në Universitetin e Kembrixhit para se të dalë në pension, dha kontribut të jashtëzakonshëm në gjeometrinë dhe topologjinë.

Vëllai i tij Joe i tha BBC News se ai kishte qenë një nga matematikanët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

“Ai më ka përshkruar nga më shumë se një profesor i matematikës si matematikan më i mirë në këtë vend që nga Sir Isaac Newton,” tha Atiyah.

Sir Michael ishte gjithashtu një ish-president i Shoqërisë Mbretërore, që është një nga nderimet më të larta që një shkencëtar britanik mund të marrë.

Prof. Venki Ramakrishnan, presidenti aktual i Shoqërisë Mbretërore, e përshkroi atë si një “matematikan të shkëlqyeshëm”.

“Sir Michael Atiyah ishte gjithashtu një person i mrekullueshëm i cili, si president i Shoqërisë Mbretërore, tregoi se ai ishte një mbështetës i vërtetë internacionalist dhe një përkrahës i zjarrtë për investime në talente”, shtoi ai.

Sir Michael ishte i njohur për zhvillimin e tij të një dege të matematikës të quajtur teoria topologjike “K” dhe teoria e indeksit “Atiyah-Singer.”

Hulumtimi i tij gjithashtu përfshiu njohuri të thella lidhur me konceptet matematikore të njohura si “bundat e vektorit”.

Puna e tij në këto fusha ka ndihmuar fizikanët teorikë të avancojnë kuptimin e tyre të teorisë së fushës kuantike dhe relativitetit të përgjithshëm.

Ai ishte gjithashtu një poet i rastit – një talent i cili u theksua nga Prof Robbert Dijkgraaf, drejtor i Institutit të Studimeve të Avancuara në Neë Jersey, ku Sir Michael dikur punoi në faqen e internetit të qendrës kërkimore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit