Vdes kandidati gjatë fushatës elektorale

0
41

Raffaele Anastasi, 62-vjeç, kandidat për Kryetar Komune në Rizzicioni të Reggio Calabrias, është goditur nga një atak në zemër ndërsa po mbante një miting elektoral në qytetin e Piana di Gioia Tauro.

Sipas burimeve paraprake bëhet e ditur se ai vdiq ndërsa po transportohej për në spital.

Anastasi, një zyrtar i Rajonit të Kalabrisë, kishte qënë edhe më parë kryetar i komunës së Rizziconit në vitet ‘80.

Ai ishte ri-kandiduar për rolin e qytetarit të parë komunës nën moton “Të bashkuar për Rizzicionin”.

Sipas dëshmitarëve, ka pasur një vonesë në mbërritjen e ndihmës së shpejtë, gjë që mund t’i ketë kushtuar jetën./tch/kohaislame