6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vdes 53 vjeçari nga Prishtina, ra nga një ndërtesë

Më të lexuarat

Një person i moshës 53-vjeçare ka humbur jetën sot, pasi ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirumar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se të hënën rreth orës 17:00, në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë.

“Një person i moshës 53 vjeçare ka rënë nga ndërtesa. I njëjti ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), nga ku jemi njoftuar se rreth orës 18:00 personi në fjalë ka ndërruar jetë. Me rastin po merren njësitet e stacionit Qendra në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti, pa bërë të ditura detajet dhe rrethanat, se si ndodhi deri te rasti tragjik.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se viktima ishte duke punuar në objektin, prej ku ka rënë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit