5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vdekja nga uria do të shkaktojë largime të reja të Rohingyave

Më të lexuarat

Mungesa e ushqimit dhe ujit që shkakton vdekjen nga uria është një mjet i ri i gjenocidit të Rohingyave

ANKARA (AA) – Vdekjet nga uria të shkaktuara nga kufizimet ushtarake dhe qeveritare të Mianmarit do të nxisin një valë të re të largimit të muslimanëve Rohingya për të kërkuar shpëtim në Bangladesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 500 mijë muslimanë Rohingya u larguan nga Mianmari duke u përballur me një gamë të gjerë shkeljesh të të drejtave të njeriut, si puna e detyruar, grabitja dhe bastisjet.

Mijëra të tjerë do të largohen nga vendlindjet e tyre dhe do të përballen me kushte më të vështira në ditët dhe javët në vijim.

Kulturat bujqësore janë të gatshme për korrje, kurse ata që kanë mbetur në zonë janë personat të cilët në të ardhmen mund t’i nënshtrohen punës së detyruar pasi që fermerët Rohingya u larguan nga shteti.

Rohingyat në Mianmar tani do të përballen me detyrimin nga ushtria për të blerë bagëtinë e vjedhur nga Rohingyat që kanë ikur.

Kostoja tani është trefishi i vlerës së tregut, ndërsa kërcënimet me burgosje për refuzimin e mundshëm gjithashtu i frikësojnë njerëzit.

Në një fshat të quajtur Oolaphay shumë shtëpi u shkatërruan pranë pikave të sigurisë. Keqbërësit nga Rakhine të shoqëruar edhe nga ushtria i dogjën ata në Maungdaw tre ditë më parë.

Kryetari i Organizatës Rohingya të Mianmarit në Britani të Madhe tha se: “Rohingyat tani po vdesin nga Mianmari dhe nëse nuk bëhet një presioni i duhur ndaj qeverisë dhe ushtrisë për të hequr kufizimet e ndihmës dhe lëvizjes. Shumica e Rohingyave të mbetur në Mianmar do të detyrohen të largohen brenda disa javësh”.

“Ushtria dhe qeveria kanë injoruar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit