6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vdekja e një nëne bashke me foshnjën, ISHP: Vaksinohuni

Më të lexuarat

Pas vdekjes së një 36-vjeçarje bashkë me foshnjën e saj në Spitalin e Senatoriumit, e cila ishte prekur nga virusi AH1N1, ka reaguar edhe Instituti i Shëndetit Publik. Mjekja Silva Bino u ka bërë apel qytetarëve, grave shtatëzane dhe grupeve të riskut që të vaksionohen.

“Ajo ishte vetëm 36 vjeç, shtatezane dhe humbi jetën bashke me një nga binjaket e porsalindur . Mjekë gjinekologe, mjekë, infermiere, gratë shtatezana përfshihen në grupet e riskut nga gripi. Ju lutem vaksinohuni për te mbrojtur vete per te mbrojtur bebin. Gripi pavarësisht që nuk ka rritje mbetet shqetësim, prandaj vaksinohuni. Fruthi vazhdon të qarkulloje në vend dhe kush ka vonuar vaksinimin e femijes se tij apo nuk është vaksinuar te vaksinohet . Fruthi nuk kursen askend dhe nuk ka moshë”- ka thënë Silva Bino.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit