6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vdekja e autorit të “Mburojës së Muslimanit”

Më të lexuarat

Përmbledhjen e lutjeve “Mburoja e muslimanit” pothuajse nuk ka besimtar që nuk e di, që nuk e ka shfletuar dhe shërbyer me të. Nëpërmjet kësaj vepre të vogël në vëllim por të madhe në vlerë e ndikim, sigurisht kemi pasë mundësinë të njihemi edhe me autorin e përmbledhjes: Seid b. Ali el-Kahtani, Allahu e mëshiroftë. Kërkuesit e dijes dhe hoxhallarët e kanë njohur edhe si autor të librave tjerë më të mëdhenj në vëllim.
Ky shejh ka vdekur sot dhe shumë e kanë përcjellur lajmin e kalimit të tij në ahiret, sigurisht shoqëruar me lutje të shumëta që ta ketë mbuluar Mëshira e Allahut. Njerëzit vdesin çdo ditë, e kësisoj edhe dijetarët. Disa jetojnë në heshtje, ndërsa gjëma dëgjohet kur vdesin.

 

Vras mendjen pse ky njeri të jetë kaq i veçantë në kujtesën e besimtarëve? Pse përmbledhja që ai u ka bërë lutjeve profetike të jetë libër kaq i përhapur dhe i pranuar? E kam të dëgjuar se mbase është libri më i botuar në gjuhën tonë.
Lexova të kenë thënë se ndoshta ky pranim i referohet sinqeritetit të autorit që, parimisht nuk e vë në mëdyshje. Por duke qenë se kjo gjë (sinqeriteti i cilitdo) mbetet fshehtësi e paçasshme për neve, dua të them se në atë që është e dukshme, vepra më e mirë dhe kontributi më i madh që dikush mund t’i dhurojë shoqërisë është t’ua mundësojë dhe tu ndihmojë që të lidhen me Krijuesin. Në çfarëdo mënyre qoftë. Nëpërmjet lutjes, mbase është mënyra më e mirë. Jam pothuajse i sigurt se njerëzit “Mburojën e muslimanit” e kanë pranuar si ujin e freskët kur i kaplon etja e madhe. E kanë pranuar në heshtje si diçka që u ka munguar edhe pse disa syresh nuk e kanë ditur se u mungon.
Kjo gjë ba mëson se sa e mrekullueshme është të bëhesh shkak që njerëzit të lidhen me Zotin.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit