9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

VAZHDON TË RRITET TEMPERATURA E UJIT NË MESDHE

Më të lexuarat

Rritja e temperaturës së ujit në stinën e verës në Mesdhe rrezikon jetën e leshterikëve të detit (Posidonia Oceanica).

Bimët e detit përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak të ngrohjes së ujit.

Sipas përfundimeve të studimit të Këshillit të Lartë të Studimeve Shkencore të Spanjës (CSIC), publikuar në revistën “Nature Climate Change”, një nga bimët e detit që kërcënohet më shumë nga ngrohja e ujit në Mesdhe, ngrohje që vjen duke u rritur, është edhe leshteriku i detit (Posidonia Oceanica).

Shkencëtari i CSIC-së, Gabriel Jorda, thotë: “Temperatura e ujit në Mesdhe mund të rritet me 3 ose 4 gradë. Duke filluar nga viti 2050 temperatura e ujit në stinën e verës mund të jetë më e madhe se 28 gradë dhe kjo mund të përshpejtojë raportin e vdekjes tek leshterikët”.

Leshterikët janë një bimë deti që rriten shumë ngadalë, kanë një jetëgjatësi të lartë dhe mund të përhapen deri në 40 metra thellësi. Ato janë shumë të dobishme si për shembull, në parandalimin e erozionit të bregut të detit, rritjen e biodiversitetit, rezervimin e karbonit etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit