9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vazhdon racizmi në Angli, tifozi i Tottenham arrestohet pasi e gjuan me banane Aubameyangin

Më të lexuarat

Arsenali ka marrë një fitore spektakolare në derbin e Londrës ndaj Tottenham 4-2.

Topçinjtë e panë vetën në disavantazh pas pjesës së parë 1-2, por u rikthyen në lojë për ta fituar takimin në fund.

Pierre Emerick Aubameyang isht hero i Arsenalit në këtë takim me dy gola të shënuar.

Por një gjest i shëmtuar i racizmit ka ndodhur në momentin që sulmuesi nga Gaboni shënoi golin e parë në këtë takim.

Në momentin që po festonte Aubameyang, një tifoz i Spurs kishte hedhur një lëvore të bananes në drejtim të tij.

Por tifozi që bëri këtë gjë nuk shpëtoi lehtë, pasi në fund të ndeshjes është arrestuar nga policia.

Policia angleze kishte shikuar gjatë ndeshjes kamerat e stadiumit dhe kishte identifikuar tifozin që e hodhi lëvoren e bananes në drejtim të Aubameyang.

Gjithsesi pas këtij gjesti të tifozi, FA ka vendosur ta hetojë klubin e Tottenham dhe pritet një dënim për ta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit