10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vazhdon mosmarrëveshja muslimano-hinduse për xhaminë Babri

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë e Indisë ka pranuar procesin në mosmarrëveshjen e ndjeshme politike muslimano-hinduse lidhur me një xhami në veri të Indisë dhe ka kërkuar një raport mbi rezultatin e procesit deri më 1 gusht.

Më herët këtë muaj, salla kushtetuese prej pesë gjyqtarësh e kryesuar nga kryeprokurori Ranjan Gogoi, kishte kërkuar një raport mbi progresin e bërë në procesin e ndërmjetësimit në lidhje me xhaminë Babri të shekullit të 16-të në qytetin verior indian Ayodhya.

“Deri më tani, komiteti ka paraqitur një raport që përshkruan fazën aktuale të bisedimeve. Raporti u paraqit më 11 korrik në bazë të një urdhri të miratuar nga salla kushtetuese”, raportuan mediat lokale.

Në muajin mars, gjykata më e lartë urdhëroi procesin e ndërmjetësimit në mosmarrëveshje, duke ngritur një trup prej tre anëtarësh të kryesuar nga ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Fakkir Mohamed Ibrahim Kalifullah. Anëtarët e tjerë ishin udhëheqësi shpirtëror hindus, Sri Sri Ravi Shankar dhe eksperti i ndërmjetësimit, Sriram Panchu.

– Mosmarrëveshja mbi Xhaminë Babri

Xhamia Babri thuhet se është ndërtuar në vitin 1526 nga Mir Bazi, një oficer në oborrin mbretëror të Perandorit Mogul Babur.

Në vitin 1885, një organ fetar hindus paraqiti një rast në gjykatën e rrethit Faizbad, duke pretenduar se vendndodhja ishte vendlindja e Zotit Rama.

Në vitin 1949, një grup njerëzish hindu u futën në godinë dhe instaluan një idhull të Ramës. Duke deklaruar zonën të kontestuar, qeveria atëherë mbylli godinën me idhullin që mbeti brenda godinës.

Administrata e rrethit Faizabad, e cila administroi qytetin Ayodhya, në vitin 1986 hapi godinën për popullin hindu duke u lejuar atyre të kryejnë ritualet.

Në dhjetor të vitit 1992, mijëra aktivistë që i përkisnin grupeve ekstremiste hinduse së bashku me kreun e partisë BJP, aktualisht në pushtet, sulmuan qytetin dhe shkatërruan xhaminë historike duke ngritur një tempull të improvizuar në vend të saj.

Mosmarrëveshja ka mbetur në sistemin juridik të Indisë për 70 vitet e fundit pa një rezultat përfundimtar./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit