15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vazhdojnë sulmet ndaj xhamive në Gjermani

Më të lexuarat

Xhamia Ulu në ndërtim që varet nga Unioni Islamik Turk i Çështjeve Fetare (DİTİB) në qytetin Hamm ishte adresa e fundit e sulmit ndaj xhamive në këtë vend.

Xhamia Ulu në ndërtim që varet nga Unioni Islamik Turk i Çështjeve Fetare (DİTİB) në qytetin Hamm ishte adresa e fundit e sulmit ndaj xhamive në këtë vend.

Në muret e xhamisë u shkruan ofendime ndaj islamit, turqve dhe Turqisë si dhe kryqi nazist.

Në mbledhjen e bërë përpara xhamisë së sulmuar u shpreh shqetësimi që ndjehet për zhvillimet në këtë aspekt.

Kryetari i DİTİB, profesör Nevzat Jashar Ashëkollu (Nevzat Yaşar Aşıkoğlu) u shpreh se sulmet që janë bërë kohët e fundit në Gjermani ndaj xhamive dhe myslimanëve janë shumë shqetësuese.

Edhe Konsulli i Përgjithshëm i Esen Mustafa Kemal Basa tha se kjo ngjarje e hidhur e përjetuar nuk mund të pranohet kurrë por ky sulm nuk duhet të ndikojë miqësinë me gjermanët.

Kurse Kryetarja e Bashkisë së metropolit të Hamm, Ulrike Waesche theksoi se këto lloj sulmesh janë të papranueshme dhe të gjithë ashtu si gjithmonë do të vazhdojnë të jetojnë në unitet në qytetin Hamm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit