7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vazhdojnë iftaret tradicionale turke dhe ndihmat në të gjithë Shqipërinë

Më të lexuarat

Në fundjavë në Shkodër është shtruar sofra tradicionale e iftarit organizuar nga shoqata “Istanbul” me besimtarë dhe përfaqësues të pushtetit qendror, vendor dhe nga Ambasada turke në Tiranë.

-Presdenti Nishani shtron iftar me rastin e muajit të madhëruar të Ramazanit

Presidenti i Republikës, bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani shtruan një darkë iftari në Pallatin e Brigadave, me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit. Të pranishëm në këtë Iftar ishin krerë e përfaqësues të bashkësive fetare shqiptare, drejtues e besimtarë të shumtë myslimanë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, Loreta Aliko, etj.

Pasi shprehu mirënjohjen për praninë e tyre në këtë darkë Iftari, Presidenti Nishani u uroi nga zemra besimtarëve shqiptarë kudo ku janë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, një agjërim sa më të lehtë: “që kjo periudhë, kjo sakrificë e përkushtim t’u kthehet në mirësi, në forcë e në kthjelltësi të mendjes e të shpirtit, në respekt për të afërmit, për komunitetin, për vendin tonë si dhe për të gjithë popullin shqiptar”..

Kreu i Shtetit vlerësoi personalisht dhe institucionalisht sakrificat që besimtarët myslimanë shqiptarëbëjnë gjatë ditëve të shenjta të Ramazanit, duke nënvizuar: “vlerësimin tim për këtë akt që demonstron në mënyrën më të drejtëpërdrejtë e njerëzore së pari dimensionin e sakrificës, të forcës përmes sakrificës, dimensionin e disiplinës përmes përkushtimit, dhe përmes përkushtimit atë të përuljes e atë të respektit, e nëpërmjet respektit dimensionin e vendosmërisë, me anë të vendosmërisë shfaqni vullnetin e dëshirën, si tregues të forcës së besimit. Të gjitha këto bashkë jam i bindur se besimtarët myslimanë i tregojnë e i përcjellin si vlera të besimit te i Plotfuqishmi, te mirësia, te vlerat dhe parimet më të mira njerëzore dhe emancipuese që duhet t’i përçoni gjatë gjithë jetës për të kontribuar e dëshmuar se i zotëroni dhe i rrezatoni këto vlera e parime dhe i mbartni ato me dinjitet në shoqëri tonë”.

*** 

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë shpërndan ndihma ushqimore në Shqipëri

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë në bashkëpunim me shoqaten ALSAR ka shpërndarë ndihma për qindra familje me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ofruar mbështetje për jetimët në Shqipëri.

Në ceremoninë e organizuar për shpërndarjen e pakove ushqimore në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, merrnin pjesë zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë për Stambollin, Ilhami Yıldırım, kryetari i shoqatës ALSAR, Mehdi Gurra, fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria dhe familjarë të tyre.

Kryetari i shoqatës ALSAR, duke folur në këtë ceremoni tha se sot shpërndahen 700 pako për jetimët që mbështet fondacioni që ai drejton. “Prej vitit 2008 jemi mundur të mbështesim dhe ndihmuar familjet në nevojë dhe fëmijët jetimë. Shpresoj se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi Gurra.

Një fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni, mbajti edhe Ilhami Yıldırım, drejtori i Gjysmë Hënës së Kuqe të Turqisë për Stambollin, i cili u shpreh se shteti turk vazhdon të jetë pranë familjeve në nevojë të Shqipërisë.

Ai shtoi më tej se “Turqia, shteti turk, populli turk dhe institucionet turke, ju konsiderojnë vëllezër dhe ne ju duam shumë. Muaji i Ramazanit është muaji i bereqetit, i ndarjes me të tjerët dhe solidaritetit. Ashtu sikurse në Ramazanin dhe Kurban Bajramin e kaluar ne do të jemi edhe këtë vit bashkë me ju, ndërsa do të vazhdojmë të jemi pranë jush si Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe popull turk gjithmonë”.

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë në bashkëpunim me shoqatën ALSAR po shpërndajnë ndihma me rreth 1400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Shqipëri.

***

-Sofra e iftarit tradicionale turke në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë

Sofra e İftarit organizuar nga shoqata “Istanbul“, tashmë është kthyer një traditë e qytetit të Shkodrës, ku në fundjavën e kaluar kishte të ftuar figura të shquara të pushtetit lokal dhe qendror, zv. Ambasadorin i Turqisë në Shqipëri, Sinan Cem Baş,  kryetari i shoqatës “Gjysmë Hëna e Kuqe” për Stambollin, İlhami Yıldırım, përfaqësues nga komunitetet fetare të qytetit, por edhe nga trojet shqiptare, përfaqësues të shoqërisë civile e të subjekteve politike, deputetë si dhe drejtues të tjerë të lartë.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i shoqatës “Istanbul“, Ridvan Seferaj uroj mirëseardhjen mysafirëve të nderuar, ku ndër të tjera shprehu angazhimin e institucionit që drejton në kultivimin e vlerave të larta të individit dhe shoqërisë, një simbolikë kjo e fuqishme edhe e këtij muaji të shenjtë të Ramazanit që myslimanët në të gjithë botën e agjërojnë.

Më pas përshëndeti kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila në fjalën e rastit tha:

“Me zemër dua t’ju uroj agjërim të mbarë dhe të pranueshëm, duke besu që muaji i Ramazanit për besimtarët, por për të gjithë popullin e Shkodrës si një traditë besimi e vullneti për me ju përkushtu të Madhit Zot të mund të sjellë mbarësi e qetësi dhe përmes adhurimit e besimit për gjithë secilin prej nesh të jetë muaj për përulsi,  vëllazërim,  vullnet për me ndihmu njëri-tjetrin, me i shtri dorën njeri-tjetrit për paqe dhe mirëkuptim.

Besoj shumë që  përmes agjërimit ndihmon gjithë secilin prej nesh si individ që ti përkushtohemi për një jetë më të  mirë dhe reflektimi për me punuar më mirë për komunitetin e për shoqërinë tonë.

Shkodra është një qytet, ku vëllazërimi dhe dëshira e mirë me bashkëpunu me tjetrin është traditë e familjes, e shoqërisë e përmes bashkëpunimit dhe agjërimit që bën i jep anëtarëve të tjerë të qytetit dhe të familjeve të qytetit pavarësisht besimeve që kanë mesazhin e mirësisë që ky muaj përçon.

Dua të falënderoj me zemër shoqaten “Istanbul” por jo vetëm me zemër edhe një herë ju uroj agjërim të pranuar Zoti jua pranoftë, Allahu jua pranoftë ju dhe familjeve tona e përmes lutjes të sjellë ditë më të mira për familjet e për shoqërinë tonë…”

Ndërsa, zv.Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Sinam Cem Bash gjatë fjalës së tij shprehu emocionet e Ramazanit të sivjetshëm, por edhe vlerësimin që ka për Shkodrën si qytet i historisë së përbashkët shqiptaro-turke, kulturën dhe traditën e lashtë në mes të dy popujve miq e vëllezër.

Është një kënaqësi e veçantë që gjendemi sonte në këtë atmosfere të veçantë të kësaj sofre të begatë të muajit të Ramazanit, e cila shtrohet në një prej qyteteve më të bukura të Ballkanit siç është edhe Shkodra. Padyshim atmosfera që ofron ky qytet i mrekullueshëm, historia dhe kultura gjithë përfshirëse e këtij qyteti na bëjnë me të vërtet të ndihemi të emocionuar  sa herë që ne vijmë në këtë qytet. Është një kënaqësi po aq e veçantë që të jemi së bashku dhe të ndajmë së bashku begatinë dhe vlerat shpirtërore të larta që ofron kjo sofër e begatë e këtij muaji të madhërishëm, pra ndajmë të njëjtat emocione me të gjithë vëllezërit e motrat e tjerë që vijnë nga qytete të largëta jashtë qytetit të Shkodrës dhe jashtë Shqipërisë. Në fakt pas dy ditësh do të ketë një tjetër atmosfere në këtë qytet kaq të mrekullueshëm siç është Shkodra e cila bën në këtë rast edhe mikpritësin për një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo e skuadrës kombëtare të Turqisë me skuadrën kombëtare të Kosovës.

Natyrisht që në ato momente ne do të shohim që flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe të Turqisë do të valëviten dhe do të dallgëzojnë përnjëherësh dhe kjo ne do na bëjë akoma më të lumtur për të qenë gjithmonë së bashku dhe vëllazërisht dhe në këto emocione ju uroj që të kaloni edhe këtë natë të begatë dhe këto ditë të begata të muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Ne i duam përzemërsisht dhe shpirtërisht të gjithë qytetarët dhe të gjithë shkodranët, prandaj më lejoni që t’ju përcjellë respekt dhe përshëndetjet më të përzemërta dhe të sinqerta.”

*** 

-MPJ Shqipëri përshëndesin zgjedhjet në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet procesin demokratik që karakterizoi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, të cilat u zhvilluan më 11 Qershor 2017.

Në një njoftim për shtyp, MPJ thekson se “shprehja e vullnetit të lirë në një proces të drejtë e konkurrues përbën një tjetër provë solide të konsolidimit të demokracisë në Kosovë”.

MPJ shpreh besimin se institucionet e reja do të krijohen së shpejti, në përputhje me vullnetin e shprehur dhe kushtetutën e vendit, për t’iu përgjigjur përparësive, nevojave dhe sfidave të zhvillimit, përfshirë përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik.

MPJ pret të vijojë sa më parë bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm me qeverinë e re, në të mirë të forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për të dinamizuar e konkretizuar më tej bashkëpunimin në kuadrin rajonal.

 

-“Udha e Paqes”, Shkodra përzgjidhet mes 120 vendeve të botës

Në qytetin e Shkodrës, të rinjtë e nismës për paqen universale pedaluan në rrugët e qytetit, ndërsa nisma ndërgjegjësuese u përmbyll me një koncert. Shkodra u përzgjodh nga organizatorët së bashku me 120 qytete të tjera për të dhënë mesazhin e paqes dhe të harmonisë në botë.

Shkodra ka qenë qyteti i përzgjedhur në Shqipëri, mes 120 vendeve në të gjithë botën për nismën federatës së paqes universale, Udha e Paqes.

Gjithçka nisi me pedalimin me biçikletë të të rinjve dhe u pasua me një koncert festiv në sheshin përpara Bashkisë, ku u përcollën mesazhe bashkimi e paqeje. Shqipëria është një shembull i mirë që ka çfarë t’i tregojë botës thanë organizatorët.

“…Federata e Paqes Universale e ka zgjedhur Shkodrën, qytet stacion të rrugës së paqes, sepse për koincidencë në këtë shesh, këtu ku jemi ne janë rreshtuar disa herë ushtri të cilat, kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës…”

“Këtu jemi mbledhur në emër të paqes. Udha e paqes është pjesë e një projekti mbarëbotëror, ku njerëzit të mund të jetojnë në harmoni dhe paqe. Megjithëse kemi racë e kultura, e kombësi të ndryshme është e rëndësishme të kuptojmë se ndajmë të njëjtin planet, jemi pjese e familjes njerëzore të krijuar prej Zotit. Pra fati ynë është të bëhemi një familje”.

E iniciuar si mënyrë për të nxitur bashkimin mes dy Koreve dhe për zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ky projekt zhvillohet në një numër të vendeve të botës për të promovuar paqen dhe bashkëpunimin mes njerëzve dhe kombeve.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI-

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit