16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vazhdojnë bisedimet për luftën në Jemen

Më të lexuarat

I dërguari i Kombeve të Bashkuara, i cili po provon të negociojë për përfundimin e luftës në Jemen, tha se bisedimet paqësore kanë vazhduar sot në Kuvajt.

Ismail Ould Cheikh Ahmed tha se bisedimet kanë nisur pasi të gjitha palët në konflikt janë pajtuar që të formojnë një komitet, për të parë se çka ka ndodhur në qeverisjen e Amranit, e cila thuhet se u sulmua nga rebelët shiitë.

Ky sulm pati ndalur bisedimet e mëhershme në qytetin e Kuvajtit.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit, e përkrahur nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga ushtria saudite, po i lufton rebelët Huthis, të cilët e kanë pushtuar kryeqytetin Sanaa, në shtator të vitit 2014. Forcat e udhëhequra nga SHBA hynë në konflikt në mars të vitit 2015.

Shifrat zyrtare thonë se që atëherë në këtë luftë janë vrarë afërsisht 9,000 njerëz, dhe një e treta e tyre ishin civilë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit