Vatikani: Muslimanët e kanë rikthyer konceptin e Zotit në Europë

0
1383

Kardinali i Vatikanit Jean-Louis Tauran i ka falenderuar muslimanët për faktin që e kanë kthyer konceptin e Zotit në sferën publike në Europë, dhe shtoi se besimtarët e religjioneve të ndryshme nuk kanë zgjidhje tjetër pos në inicimin e dialogut ndërfetar.

Në Europë shkruhet dhe flitet rreth religjionit si asnjëherë më parë

Tauran, kryesuesi i sekretariatit për marrëdhënie ndërfetare të kishës katolike, ka thënë se në kohët e fundit në Europë shkruhet dhe flitet rreth religjionit si asnjëherë më parë në periudhën moderne.

– Kjo ndodhë duke iu falenderuar muslimanëve. Muslimanët, të cilët janë një minoritet i rëndësishëm në Europë, kanë qenë ata të cilët kanë kërkuar vend për Zotin në shoqëri – ka thënë Tauran në fjalimin e tij, të cilin e ka transmetuar gazeta ditore zyrtare e Vatikanit L’Osservatore Romano të premtën.
Zyrtarët e Vatikanit për një kohë të gjatë janë duke e gjykuar sekularizmin në Europë, ku në dekadat e fundit vizitat e qytetarëve në kishë kanë rënë dukshëm, kështu që ata janë duke bërë përpjekje për kthim në rrënjët e krishtera. 

Asnjë shoqëri nuk ka një religjion

Tauran pastaj tha se asnjë shoqëri nuk përbëhet vetëm prej një religjioni .
– Jemi duke jetuar në shoqëri multikulturale dhe multireligjioze, kjo është e dukshme. Nuk ka civilizim që përbëhet vetëm prej një religjioni – ka thënë Tauran në fjalimin e tij në tubimin e teologëve në NapoliAi poashtu është angazhuar për dialog ndërfetar, të cilin e ka definuar si hulumtim për kuptueshmëri ndërmjet dy subjekteve, përmes ndihmës së arsyes, në aspektin e interpretimit të përbashkët të marrëveshjeve dhe të mosvarrëveshjve të dyanshme.

Si po duket, Tauran me këtë ka qartësuar deklaratën e papa Benediktit XVI i cili të dielën ka thënë se dialogu ndërfetar nuk është i mundshëm në kuptimin e ngushtë të fjalës. Zyrtarët kishtarë kanë thënë se kuptimi i fjalëpërfjalshëm i dialogut do të thoshte që njëra palë në fund të dialogut ta bindë palën tjetër se qëndrimet e saj janë të gabueshme.<span class="Apple-converted-space Pjesëmarrësit në dialog nuk duhet të distancohen nga bindjet e tyre religjioze, ka thënë Tauran, por duhet të jenë të hapur për pranimin e aspekteve pozitive të fesë tjetër.

Islambosna.ba