15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Varshmëria nga droga – në rritje

Më të lexuarat

Droga e alkooli janë shëndërruar si mjeti më i lehtë për të rinjtë për t’iu shmangur sfidave të jetës reale u tha në konferencen e mbajtur nga Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës lidhur mos gadishmërin e Instutucioneve të Kosovës për ta parandaluar konsumimin e stubstancave narkotike nga të rinjtë në Republikën e Kosovës.

Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani tha se, arsyet dhe shkaqet e konsumit janë të shumta po ashtu edhe si shkak mund tё jetë edhe mosvetëdijesimi i të rinjve nga organizata qeveritare dhe joqeveritare, si mungesa e programeve parandaluese dhe vetёdijesuese tek këta tё rijn në nivel shtetëror në shkolla.

“Për një rritje të mundshme mund tё ndikojnë disa faktorë si, mungesa e programeve parandaluese tek tё rinjtë nёpёr shkolla, nё nivel kombëtar, qasja e lehtё tek drogat, tranzicioni i vlerave shoqërore, mungesa e angazhimeve alternative tek të rinjtë, dëshira e tё rinjve për të eksperimentuar me gjera tё ndryshme, gjendja e vështire ekonomike dhe nevoja për t’i ikur një realiteti tё tillё, mungesa e kontrollit nё nivel tё duhur nga ana e prindërve për fëmijët e tyre , ndërsa kemi edhe një dështim të instutucioneve të Kosovës që të bëjn më shumë për parandalimin e kësaj dukurie , ndërsa nga Shkollat dhe Policia e Kosovës nuk ka ndonje gadishmëri të vecant që ta parandalojn këtë dukuri”, theksoi Hasani.

Senatori i Senatit të Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës ,Fanol Shala tha se, përdorimi i alkoolit, duhanit dhe drogave është rritur në Kosovë, dhe se shumë adoleshentë dhe të rinj janë të ekspozuar ndaj tyre.

Duhet ditur se, edhe një sasi e vogel droge, mund të ketë efekte dhe pasoja të mëdha mbi adoleshentin, familjen, si dhe shoqërinë .Ndërsa Senatori tjetër Astrit Ukelli tha se prindërit duhet të gjejnë momente që të shprehin dashuri, respekt dhe vlerësim për të riun. Duhet të shpenzohet kohë për të dëgjuar mendimet dhe ndejnjat e tyre.

“Duhen rritur aftesitë e të debatuarit me argumentim, sepse kjo nxit aftësinë e të menduarit kritik në situata që të venë përpara zgjedhjeve të caktuara.Duhen vendosur disa rregulla familjare të pa negociueshme që i perkasin vlerave dhe sigurisë së të rinjve.Të komunikohet dhe të vendoset disiplina si një instrument për të mësuar, jo si një instrument ndëshkimi.Kjo moshë është shumë delikate sepse përcakton ecurinë e jetës së individit.Ata nuk mund t’i urdhërosh as nuk mund të pretendosh të sillen e të mendojnë në të njëjtën mënyrë si sillen e mendojnë të rriturit”, vleresoi Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit