9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Varrosen katër pjesëtaret e familjes Shala, Qeveria thotë se do të ndihmojë familjen

Më të lexuarat

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin e personave që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm.

Haradinaj ka qenë i pranishëm në Gjilan, ku ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe.

Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe. RH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit